Fadil Nasufi

Fadil Nasufi

Fadil Nasufi ka lindur në Berat, në 18.03.1958. Z. Nasufi është diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Biologji–Kimi dhe ka përfunduar gjithashtu studimet e larta në degën Ekonomi–Biznes në Universitetin e Vlorës. Ka filluar punën si mësues në vitin 1982. Fadil Nasufi është zgjedhur për 3 mandate si Kryetar i Bashkisë Berat, përgjatë periudhës 12 tetor 2003 – 21 qershor 2015. Në tetor të vitit 2015 është emëruar Prefekt i Qarkut Berat. Nasufi ka një përvojë të gjerë politike duke u zgjedhur si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në vitet 1991-1992, anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues në periudhat 1991–1996 dhe 1998–2006.

Ka mbuluar pozicionet e nënkryetarit dhe të kryetarit të Partisë Socialiste dega Berat dhe është zgjedhur delegat në të gjithë kongreset e Partisë Socialiste, si dhe këshilltar në Këshillin Bashkiak (2000–2003) për këtë forcë politike. Është njohës i mirë i gjuhës italiane dhe asaj ruse, si dhe anëtar i rrjetit të qyteteve të artit dhe historisë franceze. Z. Nasufi është shpallur “Qytetar Nderi” i Jeruzalemit, Izrael.

Ndaje me miqtë: