Gerta Lubonja

Gerta Lubonja

Gerta Lubonja ka lindur më 14 qershor 1979, në Tiranë. Studimet e mesme i ka përfunduar në gjimnazin "Partizani", në Tiranë. Në vitin 2004 është diplomuar si inxhiniere në Fakultetin e Inxhinierisë të ndërtimit, dega Hidroteknikë. Gjatë viteve 2004-2014 ka punuar si inxhiniere projektuese dhe ka drejtuar projekte të ndryshme infrastrukturore. Në vitin 2011-2015 u zgjodh anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke mbajtur postin e Kryetarit të Komisionit të Rregullimit të Territorit.

Nga shtatori i vitit 2014 drejton Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore pranë Sekretaritit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit. Gjatë kësaj periudhe ka ndjekur projekte të ndryshme të menaxhimit të burimeve ujore, si brenda vendit ashtu edhe në rajon. Ajo ka qenë edhe anëtare e Komisionit të Posaçëm të Administrimit të Ujërave Ndërkufitare, duke përfaqësuar vendin tonë në takimet e ndryshme dhe komisione me vendet fqinje.

Nga viti 2014 dhe në vazhdim drejton:
- Komisionin e Posaçëm të Dhënies së Licencave Profesionale për Individë dhe Subjekte Juridikë në fushën e Studimit e Projektimit dhe Mbikqyrje e Kolaudimit të Punimeve të Ndërtimit;
- Komisionin e Posaçëm të Dhënies së Licencave Profesionale të Zbatimit.
Aktiviteti politik ka filluar si anëtare e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të Shqipërisë, që prej vitit 2007.
Zotëron dy gjuhë të huaja.

Ndaje me miqtë: