Partia Socialiste e Shqipërisë › Granit Kërxhaliu

Granit Kërxhaliu

Granit Kërxhaliu

Granit Kërxhaliu ka lindur në qytetin e Kukësit, në datë 2 Maj 1982. Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme “Ismail Qemali”, Tiranë. Më pas ka përfunduar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Ndërtim. Për periudhën prill 2014 – tetor 2015 ka qenë përgjegjës në Sektorin e Standardeve dhe Normativave, në Drejtorinë e Sigurimit të Cilësisë, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Nga janari 2016 – tetor 2016 Z. Kërxhaliu ka qenë përgjegjës në Sektorin (Dega) Tiranë, në Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Në muajin tetor 2016 është emëruar Drejtor në Drejtorinë e Inspektimit, Mbikqyrjes së IMT-ve dhe Planifikimit, në Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Kandidat për deputet në zgjedhjet për Kuvendin 2017 në qarkun TIRANË, propozuar nga Partia Socialiste.

Ndaje me miqtë: