Halit Palamani

Halit Palamani

Halit Palamani është lindur në Mat, më 19.02.1954. Ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik (Universiteti i Tiranës) gjatë periudhës 1973–1977. Më pas ka kryer studime të nivelit Master Shkencor për Sigurimet dhe Administrimin e Riskut. Halit Palamani, përveç studimeve akademike, është trajnuar dhe certifikuar në institucione të specializuara për fushën e ekonomisë dhe të administrimit.

Palamani ka kryer detyra të ndryshme në administratën shtetërore, kryesisht të karakterit menaxhues, si drejtues në institucione të ndryshme të Qarkut Dibër. Ndër këto detyra mund të përmendet administrimi i sukseshëm i veprimtarisë institucionale për strehimin dhe trajtimin e 3000 qytetarëve të përzënë nga Kosova, në vitin 1999, në rrethin e Matit. Vitet e fundit Z. Palamani ka kryer detyrën e Prefektit të Qarkut Diber. Është njohës i mirë i gjuhës angleze dhe ruse.

Ndaje me miqtë: