Ilir Beqaj

Ilir Beqaj

KOORDINATOR KOMBËTAR PËR PROGRAMIN

Ilir Beqaj u lind në Tiranë, më 18 shkurt 1968. Në vitin akademik 1999 – 2000, ka kryer studimet pasuniversitare për Administrim Ndërmarrje, në In­stitutin Francez të Menaxhimit pranë Universitetit Po­liteknik Tiranë. Ka kryer studimet e larta universitare në Universitetin e Tiranës, në periudhën 1985 – 1990, ku është diplo­muar për informatikë. Në vitet 1990 – 1993 ka punuar në Bankën e Shqipërisë në detyrën e Specialistit të Informatikës e gjithashtu gjatë viteve 1993 – 1994 ka punuar në Njësinë e Informacionit Fiskal po në këtë Bankë.

Gjatë periudhës 1994 – 2006, z. Beqaj ka punuar në Institutin e Sigurimeve Shoqërore në detyra të ndryshme. Gjatë viteve 2003-2006, ka punuar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit. Është zgjedhur Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në Qarkun e Shkodrës në legjislaturën 2009 – 2013. Në zgjedhjet e fundit Parlamentare të 2013-s zgjidhet Deputet i Kuvendit të Shqipërisë i Qarkut Durrës. Prej 2007-s është anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Në periudhën 2007 – 2011 ka kryer detyrën e nënsek­retarit për programin në Partinë Socialiste. Nga viti 2011 është anëtar i Kryesisë së kësaj partie, si dhe Sekretar për programin në Partinë Socialiste. Ilir Beqaj në vitin 2013 – 2017 ka kryer detyrën e Ministrit të Shëndetësisë të Shqipërisë.

Ndaje me miqtë: