Ilir Beqaj

Ilir Beqaj

Ilir Beqaj u lind në Tiranë, më 18 shkurt 1968. Në vitin akademik 1999–2000 ka kryer studimet pasuniversitare për Administrim Ndërmarrje, në In­stitutin Francez të Menaxhimit pranë Universitetit Po­liteknik Tiranë. Ka kryer studimet e larta universitare në Universitetin e Tiranës në periudhën 1985–1990, ku është diplo­muar për informatikë. Në vitet 1990–1993 ka punuar në Bankën e Shqipërisë në detyrën e Specialistit të Informatikës, e gjithashtu gjatë viteve 1993–1994 ka punuar në Njësinë e Informacionit Fiskal, po në këtë Bankë.

Gjatë periudhës 1994–2006, z. Beqaj ka punuar në Institutin e Sigurimeve Shoqërore në detyra të ndryshme. Gjatë viteve 2003-2006 ka punuar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit. Është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë në Qarkun e Shkodrës në legjislaturën 2009-2013. Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 2013-s zgjidhet deputet i Kuvendit të Shqipërisë i Qarkut Durrës. Prej 2007-s është anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Në periudhën 2007–2011 ka kryer detyrën e nënsek­retarit për programin në Partinë Socialiste. Nga viti 2011 është anëtar i Kryesisë së kësaj partie, si dhe Sekretar për Programin në Partinë Socialiste. Ilir Beqaj në vitin 2013–2017 ka kryer detyrën e Ministrit të Shëndetësisë të Shqipërisë.

Ndaje me miqtë: