Ilir Xhakolli

Ilir Xhakolli

Ilir Xhakolli lindi në Pogradec, më 25 shtator 1962. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Në veprimtarinë profesionale ka qenë Kryetar i Kontrollit dhe Shef Finance në NTSH, Pogradec.

Në vitet 2005-2013 ka ushtruar aktivitet biznesi në sektorin privat. Z. Ilir Xhakolli është zgjedhur për herë të parë deputet i Partisë Socialiste në vitin 2013 dhe është anëtar në Komisionin për Integrimin Europian.

Ndaje me miqtë: