Partia Socialiste e Shqipërisë › Ilirjan Pendavinji

Ilirjan Pendavinji

Ilirjan Pendavinji

Ilirjan Pendavinji lindi në 16 maj 1971. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme. Në veprimtarinë profesionale ka një veprimtari shumë të pasur në fushën e mjekësisë. Në vitet 1995-1997 ka qenë mjek familje në komunën Vithkuq – Korçë. Në vitet 1999-2001 ka shërbyer si mjek familje në komunën Pirg. Nga viti 2001 deri në vitin 2003 ka qenë Drejtor i Institutit Mjekësor të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, rajoni Devoll–Korçë.

Në qershor 2008 ka shërbyer si Shef i Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë Korçë. Në vitin 2004 është bërë anëtar i Partisë Socialiste, dega Korçë. Nga dhjetori i vitit 2008 është kryetar i Partisë Socialiste, dega Korçë. Zoti Pendavinji është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në vitin 2013 dhe është anëtar në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Ndaje me miqtë: