Irma Shtini

Irma Shtini

Irma Shtini ka lindur më 27 prill 1980 në qytetin e Kavajës. Pas përfundimit të shkollës së mesme në Shqipëri, vazhdoi studimet e larta në Itali dhe më pas Në Australi.  Ajo është diplomuar për arkitekturë në “Politecnico di Milano” (2006) dhe “Queensland University of Technology, QUT, Brisbane (Australi) (2003).  Më pas ndoqi dhe disa specializime e trajnime në fushën e arkitekturës në disa universitete prestigjoze ndërkombëtare. Vijon studimet master për Administrim Publik në Tiranë.

Znj. Shtini ka një eksperiencë të pasur si arkitekte. Nga viti 2006-2014 punoi si arkitekte në Milano dhe Olbia (Itali).  Në vitin 2014 kthehet në Shqipëri, ku merr pozicionin e këshilltares dhe më pas të Drejtores së Kabinetit pranë Bashkisë së Kavajës.  Nga viti 2015-2017 është emëruar në postin e Drejtoreshës pranë institucionit shtetëror “Zyber Hallulli”, Tiranë. Znj.Shtini kandidon në zgjedhjet për Kuvendin 2017 në qarkun Tiranë, propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë

Ndaje me miqtë: