Juliana Hoxha

Juliana Hoxha

Juliana Hoxha ka lindur në 11 maj 1985, në Vodicë, Berat. Në vitin 2007 është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Studimet Master i ka përfunduar në vitin 2016 tek Universiteti i Tiranës. Juliana e ka nisur karrierën në vitin 2010 si inspektore dhe përgjegjëse sektori pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave. Nga viti 2013 deri në 2014 ka qenë drejtoreshë e Investim-Prokurimeve, tek Drejtoria e Përgjithshme e Postës.

Në vitin 2014 ka qenë anëtare e Komisionit të Prokurimit Publik për 2 vjet. Nga 2016 e në vazhdim është sekretare e përgjithshme tek Ministria e Drejtësisë. Juliana ka qenë dhe lektore pranë Federates së Sindikatave të Transportit dhe Telekomunikacionit.

Ndaje me miqtë: