Klevis Jahaj

Klevis Jahaj

Klevis Jahaj ka lindur më 29 Janar 1987, në Ballsh. Ka përfunduar studimet në degën Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës,, në periudhën 2005-2009. Në vijim ka kryer studimet Master Nivel i Dytë për Kontabilitet, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ka organizuar trajnime dhe konferenca të rëndësishme në fushën e menaxhimit brenda dhe jashtë vendit.

Prej vitit 2016, Klevis Jahaj punon Drejtor i Drejtorisë Rajonale Tiranë, pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Më parë, në periudhën 1 gusht 2015 – 7 janar 2015 ka qenë Drejtor i Departamentit të Shitjes dhe Arkëtimit pranë OSHE, Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë; Ka punuar si ekspert pranë Departamentit të Shitjeve dhe Arkëtimeve në kompaninë “Albtelecom” gjatë vitit 2015-2016. Klevis Jahaj ka qenë Menaxher i Njësisë së Arkëtimeve në kompaninë “Eagle Mobile”, në periudhën 2012–2014. Ndërkohë që në periudhën 2009-2011 ka punuar Supervizor i Njësisë së Arkëtimeve në këtë kompani. Ai zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane. 

Ndaje me miqtë: