Laert Duraj

Laert Duraj

Sekretar për Emigracionin

Laert Duraj ka lindur në Tepelenë, më 10 Nëntor 1972. Ka përfunduar studimet e larta për Administrim–Biznes në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, në periudhën 1991 -1995. Karriera e tij si manaxher i suksesshëm është e lidhur ngushtë sidomos me arsimin e lartë. Aktualisht Laert Duraj manaxhon “Kolegjin Profesional të Tiranës”, shkolla e parë dhe e vetme e arsimit të lartë profesional. Ai është anëtar aktiv i Partisë Socialiste prej shumë vitesh. Ka kryer disa trajnime në fushën e politikës dhe lidershipit, si dhe ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës në periudhën 2007-2011. Laerti është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ndaje me miqtë: