Mirela Kumbaro

Mirela Kumbaro

Ministria e Kulturws

Mirela Kumbaro Furxhi ka lindur në Tiranë, në vitin 1966. Ajo është e martuar me z. Aleksandër Furxhi dhe është nënë e dy fëmijëve, Sarës dhe Tomit. Ajo mban titullin “Profesore e Asociuar”, të fituar në vitin 2012 në Universitetin e Tiranës, në fushën e gjuhësisë. Në vitin 2009 ka mbrojtur titullin “Doktor i Shkencave” në fushën e Studimeve Përkthimore pranë Universitetit të Tiranës. Ka mbrojtur Diplomën për Master në Përkthim dhe Komunikim Ndërkulturor në vitin 1994, në E.S.I.T – Paris III, Universiteti i Sor­bonne – Nouvelle, në Paris, Francë.

Ka kryer studimet universitare dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në fushën e letrave frënge, në vitin 1988. Mirela Kumbaro Furxhi nuk vjen nga radhët e politikës, por nga karriera akademike dhe nga një angazhim i gjatë e aktiv në shoqërinë civile ku ka kon­tribuar në fushat e kulturës, arsimit dhe problemeve sociale. Znj. Kumbaro është përkthyese, publiciste dhe eksperte ndër­kombëtare për projekte ndërkulturore dhe për pro­grame kërkimore universitare, të ndërmarra nga organizatat ndërkombëtare si Bashkimi Europian, Or­ganizata Ndërkombëtare e Frankofonisë. Ajo zotëron shumë mirë frëngjishten dhe italishten, si dhe mjaftueshëm anglishten.

Ndaje me miqtë: