Olta Xhaçka

Olta Xhaçka

Olta Xhaçka, lindi më 25 Dhjetor 1979 në Tiranë.
Eshtë diplomuar për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Master of Arts (MA), për Administrim Publik nga Clark University, USA. Diplomuar me titull nderi. Në vitin 2006 ka qenë hartuese projektesh për organizata joqeveritare në Amerikë.

Ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile, kryesisht në fushën e të drejtave të njeriut dhe mirëqeverisjes. Për disa vite ka qenë pedagoge e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, pranë Universitetit New York Tirana. Është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në dy legjislatura dhe është anëtare e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Aktualisht Znj. Xhaçka mban postin e  Ministres së Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Ndaje me miqtë: