Rakip Suli lindi në Dibër, më 22 shtator 1965. Ka mbaruar studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe studimet master për të “Drejtën Private dhe Biznes”.
Është themelues dhe ish-administrator i Shoqërisë Aurora Group Sh.p.k. Gjithashtu është bashkëthemelues i LID-së.
Z. Suli është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2013 dhe është anëtar në Komisionin për Sigurinë Kombëtare.