Partia Socialiste e Shqipërisë › Rolant Xhelilaj

Rolant Xhelilaj

Rolant Xhelilaj

Rolant Xhelilaj lindi në Durrës, më 28 Mars 1956. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Plan, nga viti 1976 deri më 1980. Veprimtarinë politike z. Xhelilaj e ka nisur në vitin 1983. Ndërmjet viteve 1983-1985 dhe nga 1988 deri më 1990 ka qenë Sekretar i Parë në Komitetin e Rinisë Durrës. Është pjesmarrës në kongresin e formimit të Partisë Socialiste dhe anëtar aktiv i grupit socialist Durrës.

Pas viteve 1990 ka punuar në pozicione të rëndësishme si në sektorin privat dhe në atë shtetëror. Nga viti 2003 deri më 2013, zoti Xhelilaj ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës dhe Kryetar i Grupit të Këshilltarëve të Partisë Socialiste. Nga 2003 deri në 2005 ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Prefekturës së Durrësit. Nga 2013 deri në Prill 2017 - Prefekt i Qarkut Durrës. Është anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Ndaje me miqtë: