Rrahman Rraja

Rrahman Rraja

Rrahman Rraja ka lindur Krujë, më 7 prill 1961. Shkollën e mesme e ka mbaruar në Nikël, në vitin 1980. Ka vazhduar studimet e larta në vitet 2003-2007 në Institutin e Lartë Bujqësor, Kamëz. Nga viti 1991-2000 ka ushtruar aktivitet privat. Në vitin 2000 aktivizohet në politikë, duke u zgjedhur Kryetar i Këshillit të komunës Nikel.

Nga viti 2003–2015, tre mandete si Kryetar i Komunës Nikël. Nga viti 2015-2017, nënkryetar i Bashkisë Krujë. Jeta politike nga viti 2003-2007: anëtar i Kryesisë të Këshillit të qarkut Durrës; nga viti 2007 e në vazhdim, anëtar i Asamblesë së Partisë Socialiste, Krujë. Figurë e njohur në rrethin e Krujës, njeri me vlera dhe kulturë të lartë, i cili mundohet t'i gjendet pranë në çdo kohë qytetarëve, për t’i zgjidhur problemet e tyre.

Ndaje me miqtë: