Sadri Abazi

Sadri Abazi

Sadri Abazi lindi në Dibër, më 10 shkurt 1957. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë. Në vitin 2002 është diplomuar nga IRU Academy në Gjenevë. Nga viti 1980 deri në vitin 1991 ka qenë kryetar i degës së furnizim-shpërndarjes, makineri transport pranë ndërmarrjes së ndërtimeve hidroteknike në Tiranë. Ndërkohë nga viti 1991 deri në vitin 2005 ka qenë president i Kompanisë “USLUGA” me aktivitet në Tiranë.

Po në këto vite ka mbajtur postin e anëtarit në Presidiumin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë. Gjithashtu ka marrë pjesë në shumë forume biznesi të zhvilluara në Shqipëri, në vende të Europës, Ballkanit dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti Abazi është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në tre legjislatura dhe është anëtar në Komisionin për Integrimin Europian.

Ndaje me miqtë: