Saimir Tahiri

Saimir Tahiri

Saimir Tahiri, i lindur në Tiranë më 30 tetor 1979 është zgjedhur deputet për Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. Ai ka përfunduar studimet e larta dhe ato pas-universitare për drejtësi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Aktualisht po ndjek studimet për Gradën Doktor i Shkencave në Drejtësi.

Saimir Tahiri mban detyrën e Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste së dhe anëtar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë. Ai është njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste për qytetin e Tiranës.

Ndaje me miqtë: