Shpati Kolgega

Shpati Kolgega

Shpati Kolgega ka lindur në qytetin e Rrogozhinës, më 27 nëntor 1989. Nga viti 2008-2011 ka kryer studimet universitare në degën Marrëdhënie Publike-Komunikim, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti Europian i Tiranës. Nga viti 2004-2008 ka përfunduar Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Haxhi Qehaj” me rezultate shumë të mira, në qytetin e Rrogozhinës. Nga viti 2014-2017 ka punuar si Specialist i Marrëdhënieve me Publikun dhe Jashtë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Tiranë. Nga viti 2012-2014 i punësuar si gazetar sportiv në gazetën “Panorama Sport” dhe Gazetën “Gol”.


Për sa i përket aktivitetit shoqëror dhe politi: nënkryetar i FRESSH për Shqipërinë dhe Kryetar i FRESSH Rogozhinë; kandidat për deputet në zgjedhjet për Kuvendin 2017 në qarkun Tiranë, propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

Ndaje me miqtë: