Silda Çepe

Silda Çepe

Silda Çepe ka lindur në qytetin e Vlorës më 28 shkurt 1976. Në vitin 2009 ka përfunduar studimet Master në Administrim Publik, Fakulteti Ekonomik pranë Universitetit të Tiranës. Në vitin 1998 ka përfunduar studimet pranë Fakultetit të Drejtësisë dega Juridik.

Nga Marsi 2017 e në vazhdim e punësuar si Eksperte Ligjore për Sigurinë dhe të Drejtat e Njeriut, Free Lance. Prej shtator 2014 deri në mars 2017  ajo ka mbajtur postin Drejtor i Kabinetit në Ministrinë e Punëve të Brendëshme të Shqipërisë. Nga viti 2005 ka kryer trajnime për Negocimin dhe Aftësitë Diplomatike, USIP. Në vitin 2004 ka kryer trajnim për Aftesitë Negociuese dhe Facilituese, OSBE Austri, Akademia për të Drejtat e Njeriut , Universiteti i Lundit dhe Universiteti i Beogradit. Nga viti 2000-2002 ka marrë pjesë në disa trajnime si brenda dhe jashtë vendit. Nga Dhjetor 2000 deri Shtator 2014 ka punuar si Këshilltare Ligjore, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Tetor 1998-Dhjetor 2000 Asistent Rajonal, Prezenca OSBE-së në Shqipëri.

Znj. Çepe ka realizuar publikime të ndryshme në fushën e barazisë dhe diversitetit:

 

  • Barazia dhe Diversiteti për punonjësit e burgjeve
  • Barazia dhe Diversiteti për punonjësin e Policisë së Shtetit
  • Të njëjtat lojra, të njëjtat buzëqeshje, Të kujdesesh për fëmijën me aftësi të kufizuar, Manual për Prindërit
  • Akte ligjore në ndihmë të të burgosurve në sistemin shqiptar të burgjeve
  • Implementimi i akteve ndërkombëtare të ratifikuara në Legjislacionin Shqiptar që lidhet me të Drejtat e Punëtorëve

Për sa i përket aktivitetit partiak dhe shoqëror ajo është anëtare e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të Shqipërisë, aktiviste për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuar, Shoqata MEDPAK si dhe aktiviste për të drejtat e grave, Qendra Vatra, Vlorë.

Sida Çepe është njohëse e mire e gjuhës Angleze, Italiane dhe Franceze

Ndaje me miqtë: