Taulant Balla

Taulant Balla

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM

Taulant Balla lindi në 12 Gusht 1977. Ka kryer studimet e larta dhe ato pasuniversitare në degën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në universitetin “Al.I.Cuza” në Lasi, Rumani. Ka përfunduar Shkollën Doktorale dhe ka mbrojtur tezën e doktoraturës me temë “Reformimi i Sistemit Vendimmarrës në Bashkimin Europian” me vlerësimin Magna Cum Laude. Pjesë e përgatitjes së tij profesionale janë edhe eksperiencat studimore në disa qendra universitare në Konstanz , Londër, Paris, Washington. Balla në vitin 2002 u angazhua në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të PSSH. Ka qenë pjesë e stafit politik si këshilltar i Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Integrimit, i Ministrit të Financave dhe më pas anëtar i stafit politik të Kryeministrit të Shqipërisë.

Taluant Balla në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut 2005, u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë duke përfaqësuar banorët e Bashkisë Librazhd dhe të komunave Qendër, Orenjë, Lunik, Polis dhe Stëblevë. Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, u ri-zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë në qarkun Elbasan, rrethi Librazhd. Në Zgjedhjet Parlamentare të 23 Qershorit 2013, Taulant Balla u ri-zgjodh Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në Qarkun Elbasan, rrethi Librazhd. Z. Balla sot ka funksionet si Kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe Nënkryetar i Grupit Parlamentar të PSSH.

Ndaje me miqtë: