Xhevit Bushaj

Xhevit Bushaj

Xhevit Bushaj ka lindur në Frakull, Fier, në datë 26.02.1958. Nga viti 1991-1995 ka kryer studimet në Universitetin Bujqësor, dega Financë. Në vitin 1977-1979 ka punuar si Ekonomist në Kooperativën Bujqësore “M.Mahtoiti”, Frakull. Më pas, në vitet 1985-1986 ka punuar si Kryetar i Degës së Financës në N.B “Tarazhi”, Mirditë. Z.Bushaj ka pasur një karierë të gjatë, nga e cila mund të veçojmë:

Nga viti 1986-1989 ka punuar si Kryetar i Degës së Financës në Kooperativën Bujqësore “M.Matohiti”, Frakull.

Në vitet 1991-1992, Z. Bushaj ka punuar si Ekonomist në Departamentin e Bujqësisë, Fier.

Në vitin 1992-1993 ka punuar si Kryetar i Degës së Financës në Komunën Frakull.

Në vitin 1993-2001 ka punuar si Ekonomist Kredie në banka të ndryshme.

Nga viti 2001-2004, Drejtor në Bankën e Kursimeve, dega Fier, dhe më pas është emëruar si Drejtor Rajonal i “Raiffeisen Bank Albania”, Fier.

Nga viti 2009-2015 ka ushtruar funksionin e Kryetarit të Partisë Socialiste të Rrethit Fier, si dhe Prefekt i Qarkut Fier.

Aktualisht kandidat për deputet në zgjedhjet për Kuvendin 2017 në Qarkun Tiranë, propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

Ndaje me miqtë: