Partia Socialiste e ShqipërisëFjalime › Fjala në Kuvend e deputetes së PS, Ermelinda Meksi

Fjalime

Fjala në Kuvend e deputetes së PS, Ermelinda Meksi

09 Jul 2010    

Si deputete e një zone banorët e së cilës në një masë të konsiderueshme  kanë lidhur jetën e tyre  nga punë në breza në industrinë e naftës, nuk mund të jem indiferente në debatin për aktin normative mbi hidrokarburet. Aq më tepër duke ndjekur shqetësimet sociale të krijuara mijëra punëtorëve të ALBPETROLIT nga mos pagesat prej muajsh, apo shkurtimet e papritur nga puna të naftëtarëve që kanë lidhur jetën me punën në këtë sektor. Prandaj ndoqa me vëmendje informacionin e sjellë për këtë çështje nga specialistët e Ministrisë si dhe debatin e zhvilluar në komisionin e veprimtarive prodhuese në Kuvend gjatë diskutimit të këtij akti normative, krahas informacionit që kam marrë me kohë për situatën në ALBPETROLIT e në sektorin e naftës në përgjithësi, nga specialistët e naftës në qarkun e Fierit. Si rrjedhojë qëndrimi im për këtë akt është si vijon.
1.    Emergjenca për këtë akt në  përfundim të  sesionit parlamentar dhe në  kundërshtim me praktikat ligjore dhe Kushtetutën shpreh se:
·        Qeveria edhe në  këtë  rast nuk heq dorë  nga mungesa e transparencës dhe qëllimeve të  mbrapshta.
·        Nuk druaj  të  them se pas këtij akti, mund të  jenë  qëllime abuziv dhe korruptive të  aktorëve që  qeverisin apo të  klientëve të  tyre.
·        Me këtë  akt  qeveria tenton të fsheh korrupsionin që  ka mbërthyer ALBPETROLIT dhe çdo segment të  saj.
·        Nëpërmjet këtij akti i bëhet një  retushim  kësaj kompanie për të  justifikuar nesër shitjen  nën  vlerën   reale të saj.
2.    Ky akt kërkon që çmimi i naftës paskëtaj të  kuotohet  në  bursën ndërkombëtare. Ky është një veprim i drejtë, me këtë rast më lind e drejta të pyes qeverinë : Pse vjen kaq vonë kjo iniciativë?
·        Kjo vonesë është e pajustifikuar pasi ARMO ka më shumë se një vit që është e privatizuar dhe çmimi i produkteve të saj është liberalizuar që me finalizimin e këtij procesi.
·        Vonesa është e pajustifikuar edhe për shkak të problemeve të akumuluara si mos pagesa e furnizimit nga ARMO apo pagat e prapambetura të punonjësve të ALBPETROLIT.
Nga kjo situatë kupton se i vetmi qëllim ka qenë  mbrojtja e klientit të  qeverisë  Taçi–Oil, pavarësisht  kostos që  kompania shtetërore. sha. mund të  falimentojë .
3.    Megjithëse qeveria ka lejuar deri tani bordin mbikëqyrës, të vendos për çmimet e shitjes së  produkteve hidrokarbure, ajo vetë e quan tashmë këtë praktikë mungesë  transparence?!
Kjo praktikë qeveritare ka synuar shpërblimin ekonomik të  këshilltarëve të  qeverisë,  pjesëtar të  këtyre bordeve të  cilët janë  kthyer në  “ borde politike”.
Këtu do përjashtoja kolegun e nderuar Prof Omer Stringën, që naftëtarët e kujtojnë me respekt për vëmendjen në pagesën e asistencës punëtorëve që dolën të papunë në ALBPETROLIT, ndryshe nga ata ARMOS, i cili  nuk është më në bordin e ALBPETROLIT  për arsye të pathëna.
4.    Qeveria lejoi de fakto dhe de jure ( VKM për të  lejuar tregtimin e D2 vetëm nga Taç–Oil gjatë vitit 2009)  monopolin në tregun hidrokarbur, pas privatizimit të  ARMO sha .
·        Kjo lidhet me praktikat e dyshimta të privatizimit të  kompanisë  shtetërore ARMO sha.
·        Mungesën e transparencës mbi borxhin që  kjo kompani ka ndaj shtetit dhe kompanive shtetërore të  energjetikës.
·        Kjo është mungesë serioziteti ku, METE dhe Taçi luajnë  pingpong me  shtresën  sociale të naftëtarëve dhe nuk u paguan pagat dhe shpërblimin punonjësve që  kanë  dalë  në  reforme.
Unë i kërkoj Ministrit të ekonomisë pse nuk ndjen nivelin i investimeve sipas kontratës si kusht  për privatizimin e ARMO sha nga kompania Taçi–Oil?
Si deputete e qarkut të Fierit me një vëmendje të veçantë për Mallakastrën ju bëj me dije se deri tani:
·        Nuk ka asnjë  investim, por një  përpjekje për të  mashtruar nën bekimin qeveritar.
·        Nuk ka linja dhe pajisje të  reja të  instaluara, por quhen investime arnimet e pajisjeve 30 vjeçare.
·        Nuk ka investime për mbrojtjen e mjedisit, por ndotje më  shumë  për vetë  shkallën e lartë  të  amortizimit që  ka KPTHN Ballsh.
·        Institucionet e mbrojtjes së  mjedisit me Ministrinë  përkatëse bëjnë  shurdhë memecin për problemet ekologjike në këtë zonë naftëmbajtëse. 
Për këtë situatë unë bëj përgjegjëse qeverinë.
5.    Pas këtij akti normative pyes: Përse e lejoi qeveria, degradimin financiar të të vetmes kompani shtetërore të hidrokarbureve në vendin tonë, ALBPETROL sha? Shpjegimet që vijnë nga punonjësit e naftës po i radhis më poshtë:
·        Arsye kryesore është  që  qeveritari i radhës ose klientit të  qeverisë  ti jepet “dhuratë ”ALBPETROLIT” pasi të  katandiset një  thelë, sepse korrupsioni   e ka mbërthyer qeverinë dhe tentakulat e saj në çdo qelizë.
·        Por edhe nga drejtimi klientelist dhe militant, që ka ndëshkuar profesionistët dhe që ka çuar në  abuzime me fondin e pagave dhe investimet, që kanë bërë që ALBPETROL sha të kthehet në  një  strehëz abuzive e militantëve të PD dhe LSI, të cilët paguhen për punë fiktive të  militantëve pa qenë  në  punë  etj.
6.    Megjithë optimizmin e Ministrit unë shpreh rezerva  mbi përfitimet e shtetit dhe qytetarëve shqiptarë nga marrëveshjet hidrokarbure me të  dyja shoqëritë: “Bankers Petroleum” dhe “Strem Oil”, të cilat aktualisht prodhojnë mbi 50% të naftës shqiptare.
Shqetësimi im lidhet me faktin se i vetmi “përfitim” që do ketë shteti shqiptar dhe brezat që do vijnë, nga këto kompani, është  shfrytëzimi intensiv dhe jo efiçent i zonave naftë mbajtëse, siç ndodh akoma në vendet e pazhvilluara të Afrikës.
Ministri ynë më la pa fjalë, kur me krenari na pohoi shifrat që tregojnë se sa është rritur kuotimi në burse i këtyre kompanive pas shfrytëzimit të naftës shqiptare. Ndërkohë që si drejtues përgjegjës i pronës shtetërore duhej të mburrej për nivelin e kuotimit të kompanisë ALBPETROLIT në pronësi të tij, e cila për fat të keq po rrënohet duke e shpënë atë në paaftësi paguese prej disa muajsh për mijra punonjës të saj, që po vuajnë këtë situatë. Ky qëndrim skandaloz i pandëshkuar mund të ndodh vetëm nën drejtimin e kësaj qeverie.
7.    Duke lexuar relacionin e qeverisë kuptojmë se aktiviteti i kompanisë  shtetërore të  hidrokarbureve në  vendin tonë, ALBPETROL sha ka ardhur duke u tkurrur.
·      Kjo sepse mungon një strategji  kombëtare për zhvillimin e sektorit hidrokarbure, mungojnë investimet themelore në  sektorin e prodhimit të  naftës dhe të gazit natyror.
·       Nga menaxhimi militant politik aprofesional i kompanisë, nga injorimi i mendimit shkencor dhe të  kualifikuar.
·       Mungesa e adoptimit dhe zbatimit të metodave të  reja të  shfrytëzimit të vendburimeve të naftës. Ballsh, Cakran, Gorrisht, Delvinë .
Situata problematike në ALBPETROLIT ka ardhur edhe nga fakti se qeveria ka lejuar borxhin e madh që  kompania Taçi–Oil i ka ALBPETROL sh, ku deri në  fund të vitit 2009 nga vetë  drejtuesi aktual i kësaj shoqërie kryetar i PD në  Fier ky borxh është deklaruar mbi 22 milion euro, ndërsa sot ai është 3 fishuar.
Qeveria e ka lejuar këtë borxh në kurriz të pronës së saj ALBPETROLIT që të gëzoj në këmbim jo vetëm ahengjet e qeverisë, por dhe sponsorizim e saj elektoral, për dhuratën që i bënë një kompanie private ku mesa duket pjesë e së cilës është.
Në mbyllje theksoj se megjithë përmbajtjen positive të këtij akti normativ të vonuar, argumentat qeveritare se pas kësaj gjendja e ALBPETROLIT do të ndryshoj nuk na bindin.
Më shumë se interes për të gjallëruar ALBPETROLIT, ky duket një veprim i nxitur për ndonjë blerës të mundshëm apo të gjetur rishtaz. Sepse ky nuk është rasti i parë kur ndërhyrjet e ekzekutivit lënë zbuluar detaje dhe veprime që tregojnë favorizime të disa kompanive dhe diskriminime të disa të tjerave, siç e tregoi rasti i VKM, që kufizoi tregun e naftës D2 vetëm për prodhimin e brendshëm, pasi ishte shpallur konsorciumi fitues i privatizimit, që ka prekur rëndë parimin e konkurencës së lirë si standart europian, në dëm të bisnesit në këtë sektor.
 
 

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te Fjalimi Fjalimi tjetër       Fjalimi i mëparshëm