Partia Socialiste e ShqipërisëFjalime › Fjala në Kuvend e deputetit të PS, Eltar Deda

Fjalime

Fjala në Kuvend e deputetit të PS, Eltar Deda

09 Jul 2010    

Kërkesa e jonë dhe e gjithë popullit opozitar, për një transparencë të plotë, nuk është thjesht dhe vetëm i kushtëzuar me vjedhjen e votës, por ajo po vërtetohet dita ditës, se pushteti, i cili vjen si rezultat i devijimit të vullnetit të popullit, është i destinuar që të sjelli vetëm kriza dhe degradim të shtetit.

Gjë e cila tashmë është evidente në cdo aspekt të jetës tonë të përditëshme. Nuk ka familje shqiptare të mos ta ndjejë këtë krize qeverisëse, e cila është ulur këmbëkryq në sofrën tonë nëpërmjet rritjes së pandalshme të cmimeve, rritjes së përditëshme të shkallës së papaunësisë, cdo ditë e më shumë varfëria po bëhet e pashmangshme. Kjo krizë po ndihet te bizneset, të cilat janë të destinuara që të jenë pre e falimentimit, vetëm nga shkalla e lartë e degradimit të shtetit, nëpërmjet korrupsionit galopant që ka përfshirë cdo qelize të shtetit. Po ndihet në shërbimet sociale dhe publike, të cilat nga ky korupsion i pashmangshëm, nuk janë gjë tjetër vetëm të destinuara që të tregojnë krizën ku kjo qeverisje po e zhyt cdo ditë e më shumë popullin tonë.

Prandaj kërkesa e jonë bashkë me popullin opozitar, nuk ka për t’u ndalur, sepse ajo nuk është gjë tjetër, vecse realiteti që po jetojmë cdo ditë dhe jo gënjeshtra televizive e kryeministrit tonë, i cili më shumë se cdo kush tjetër ka treguar që vendin dhe qeverisjen e tij e lë vetëm nëpërmjet krizave.

E mora fjalën në këtë 5 minutësh për një fakt, i cili ka të bëjë vetëm me muajin qershor, dhe e tregon më së miri, se marrja e pushtetit është një detyrim dhe angazhim,për të realizuar ato se cfarë i ke premtuar qytetarëve. U more qytearëve të Vlorës votën duke u premtuar, se duke i prerë rrënjët korupsionit, do t’i prisje njëherë e përgjithmonë rrugën investimeve të cilat qeveria e mëparshme i kishte në dëm të qyetarëve dhe vetëm për të përfituar ata.
Madje edhe disa përfaqësues tuaj të këtij parlamenti arritën deri aty sa ishin të gatshëm të dorëzonin dhe mandatet. Qershorin e 2005 i thatë këto.

 Dhe cfarë ndodhi në të vërtetë. Pas ardhjes në pushtet jo vetëm që harruat premtimet por nëpërmjet arrogancës qeverisëse dhe një mungese të shumtë transparence, arritët ta ndërtoni TEC-in dhe ta trumbetonit si një investim serioz. Duke u treguar shqiptarëve se nga 150 milion euro e ndërtuat me 98 milion euro. Në qershorin e 2009, po në kulmin e fushatës, Albanian Poëer Generation and Restracturing Project, erdhët dhe i pretë shiritin, vetëm për efekte elektorale dhe koruptive, një vepre të papërfunduar dhe që sot e kësaj dite akoma nuk i dihet fati. Po përsëri në 30 qershor të 2010 ju duhet ta kishit vënë në punë dhe duhet që të mernit produktin për të cilin u ndërtua kjo vepër. Ju me dinakërinë më të madhe, i keni kërkuar BB shtyrjen e afatit akoma edhe një vit. Për arsye të cilat ju i dini dhe vetëm populli shqiptar nuk i di, por e kupton se cfarë është.

Ju, për të fshehur aferat tuaja korruptive, për të fshehur ambicjet tuaja, për të bërë pronë tuajën këtë si zonë, akoma edhe sot e kësaj dite nuk dini se si të dilni nga ky pozicion që ndodheni. Mirë që TEC-in e sollët të një teknologjie tejet të vjetër, dhe i ndryshuat nga TEC  me gaz në atë me naftë pastaj me qymyr guri, por akoma edhe sot ju nuk keni mundur që ta fusni atë në punë, për shkak të kostos jashtëzakonisht të lartë të prodhimit të energjisë, por edhe për shkak të defekteve teknike, të cilat ju nuk i kishit parashikuar gjatë projektit. Defekte të cilat po i kushtojnë qeverisë dhe popullit shqiptar me miliona euro.

Ju mbasi i kushtuat buxhetit të shtetit një shumë të madhe borxhi, për mos fillimin e punimeve në kohën e duhur tani po e zhysni akoma edhe njëherë tjetër duke i kërkuar BB shtyrjen e afatit të përfundimeve.
A mundeni ju zoti kryeministër që t’i thoni popullit shqiptar, se sa është kosto e shtyrjes të afatit për vënien në punë të këtij TEC-i dhe kush është përgjegjëse për shlyerjen e saj?
Përse nuk jepni shpjegime për Kompaninë Technimont Italy, e cila realizon këtë investim, në drejtim të cilësisë së kryerjes së këtyre punimeve?

Përse u ndryshua mënyra e blerjes së lëndës djegëse, duke ia dhënë një kompanie pranë qeverisë të drejtën për ta importuar, kur lënda djegëse do të importohej direkt nga vet TEC-i dhe do të llogaritej pastaj në tvsh e energjisë?

 Përse nuk u thoni të vërtetën qytetarëve të Shqipërisë së përse ju jeni sulur zonave të tilla me resurse të mëdhaja dhe të pashtershme natyrore?

Qytetarët e Shqipërisë dhe të Vlorës në vecanti, duan të dinë nga ana e juaj, se përse ky terr informativ në drejtim të mosvënies në punë të kësaj vepre tejet të përfolur, ku ju dhe vetëm ju zoti kryeministër, mbani përgjegjësinë e madhe dhe të vetme të kthimit të saj në një mbetje të rëndë mjedisore ekologjike?

A mundeni t’i thoni ju zoti kryeministër shqiptarëve dhe qytetarëve të Vlorës, se cfarë ju thanë përfaqësuesit e BB për shkallën e rrezikut që i kanoset zonës së gjirit të Vlorës për katastrofën mjedisore që kap të gjithë gjirin dhe zonat përreth, përpara tre javëve? Katastrofë e cila për nga përmasat i ngjan asaj të gjirit të Meksikës.(thënë këto në raportin e BB)

Përse nuk e bëni të ditur këtë? Ju nuk do ta vini ndonjëherë në punë këtë vepër dhe ju nuk keni për të dalë ndonjëherë nga ky korrupsion që e kini zhytur veten tuaj. Prandaj ne nuk kemi për tu ndalur së rreshturi, për të kërkuar transparencën për të gjithë sektorët e jetës ekonomikë të vendit tonë.

Unë e  ndjeva si detyrë qytetar dhe në të njëjtën kohë si përfaqësues në këtë parlament ta bëj të ditur këtë skandal në mënyrë që ju dhe i gjithë mekanizmi shtetëror të vihen në gadishmëri se nesër do të jetë shumë vonë. Tani ju ngelet juve që të deklaroni edhe sikur njëherë të vetme, se keni dështuar dhe se korupsioni qeveritar dhe familjar juve ju ka detyruar që të bëni marrëzira në dëm të popullit tuaj.


Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te Fjalimi Fjalimi tjetër       Fjalimi i mëparshëm