Partia Socialiste e ShqipërisëFjalime › Fjala në Kuvend e deputetit Xhemal Qefalia

Fjalime

Fjala në Kuvend e deputetit Xhemal Qefalia

19 Jul 2012    

Të nderuar kolegë!
 
Opinioni publik është njohur me vendimin e marrë me konsensus nga komisioni i sigurisë  (më saktë me të gjitha vota opozitë dhe mazhorancë) për të mbikëqyrur aktivitetin e Ministrisë së Mbrojtjes, bazuar  në  Kushtetutë  “Për kontrollin parlamentar” si dhe Rregullores së Parlamentit, duke hartuar një plan të  saktë, me çështje konkrete  dhe shumë i detajuar duke caktuar dhe persona  konkret që do të ushtronin kontrollit në drejtime të ndryshme.

Kjo kërkesë është bërë  që në muajin shkurt të këtij viti, si rezultat i abuzimeve dhe shkeljeve të ligjit herë pas here nga ky dikaster, duke arritur deri në skandale. Ndërsa ministri vinte në komision dhe mbante konferenca shtypi duke paraqitur vetëm arritje dhe suksese dhe përbetohej për transparence, skandalet vazhdonin e pasonin njëri tjetrin.

- Tregti të dyshimta armatimi e municionesh në vende të ndryshme.
- Ndryshim të kufijve detar, në kundërshtim me interesat kombëtare.
- Shkarkime, emërime gjeneralësh e kolonelësh në kundërshtim me ligjin, madje në disa raste duke marre dhe kompetencat e presidentit siç ishte rasti komandantit të flotës detare.
Duke vazhduar  me përdorimin FA për interesa politike (në kohë fushatash duke shtruar rrugë e duke ndërtuar ura, apo duke shkrirë metale ter ndryshme për skrap (disa detyra dhe me ligj të veçantë siç ishte ligji për transportimin dhe kalimin për skrap të makinave të vjetra), veprime këto që spostonin FA, mos plotësimi i kërkesave dhe standardeve të NATO-s.

Qeveria e shërbesave i kishte caktuar dhe disa detyra të tjera Imamit të saj. Kështu Imami qeverisë, për ti ardhur në ndihmë shefit të tij (Saliut) i cili nuk arriti dot të zëvendësonte kreun e SHIU- t me një person të besuar që të mbulonte allishverishet e abuzimet qeveritare, kërkonte  të kishte në kontroll dhe të dinte dhe çfarë mendonin kundërshtarët e tij politik, por të dinte mendimet diplomatet e huaj. Për të realizuar këtë mision vendosi të fuqizonte SHIU-n, që ishte në varësi të tij. Që përgjimi të kryhej në mënyrë bashkëkohore dhe me një rreze të madhe u ble një pajisje speciale me tenderim të drejtpërdrejtë me vlerë 1,5milard lek nga 400milion që ka vlerën reale. (kjo blerje nuk figuron në projekt buxhetin e kaluar në komision, me ç’urdhër dhe me ç’fond u ble dhe si u ble mbetet për ta parë).



Ndaj  ministri nuk e pranon mbikëqyrjen parlamentare. Por i gjendur përballë presionit të opozitës dhe disa mendimeve kurajoze i alarmuar se diçka mund të zbulohet, e që të mbyllet i dha urdhër drejtorit të SHIU të japë dorëheqjen me idenë se gjithshka u “zgjidh”, madje për të penguar opozitën të kryente verifikim në Ministrinë e Mbrojtjes sajoi një kërkesë gjoja të bërë nga 2 deputet të mazhorancës që ta thirrnin në komision dhe të përgjigjej për tjetër gjë. Ministri erdhi  dje në komision duke marrë masa paraprake që të mos lejonte media duke përdorur Gardën e Republikës, pasi çështjet që do të trajtoheshin ishin sekrete.
Hipokrizi!! Çështje sekrete, për të evituar mediat.



Edhe pse ju vunë në tavolinë të gjitha praktikat shkresore, që e vërtetonin dhe njëherë se ishte respektuar në mënyrë rigoroze e gjithë procedura e ndjekur me firmë të kryetarit të komisionit dhe vulë të parlamentit, ai përsëri thoshte: Pse duhet të vini të mbikëqyrini ju në ministri?
 
Atëherë po ta themi dhe një herë publikisht:
- Ministria nuk është bunkeri juaj, ku ju keni zënë frengjine dhe lejoni kë doni ju,– por është institucion i një shteti demokratik,ku bëhet transparence, aq më tepër FASH të cilat janë të inkuadruara në NATO.
- Për të evidentuar dhe ndaluar skandalin e përgjimeve të opozitës dhe të diplomatëve të huaj që vijnë në Shqipëri jo si grupe diversantësh për të rrëzuar pushtetin e Berishës, por për të konsoliduar demokracinë në Shqipëri.



- Për të bërë prezente dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë ato që abuzojnë me paratë e taksapaguesve shqiptare (tendera abuzive).
- Për të bërë prezente veprimtarinë e IMECOS e cila akuzohet publikisht për pazare të fëlliqura armësh dhe municionesh me sekser serbo-boshnjak.
- Për të bërë prezent çfarë interesash ka Fazlliç në Ministrinë e Mbrojtjes shqiptare, ku deputetët e parlamentit nuk marrin pjesë në këshillin e sigurisë kombëtare, ndërsa zotëria në fjalë jo vetëm merr pjese por kapardiset në kafenetë e kryeqytetit me qeveritare dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes.

Këto dhe të tjera si këto kërkon të mbikëqyrë opozita, zoti ministër dhe të jesh i bindur se nuk i shpëton dot përgjegjësisë pasi ne disponojmë gjithë informacionin e duhur dhe asgjë nuk mund të tjetërsohet, fshihet, zhduket apo transformohet.
 
 
 

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te Fjalimi Fjalimi tjetër       Fjalimi i mëparshëm