Partia Socialiste e ShqipërisëFjalime › Fjala në kuvend e nënkryetarit të Grupit Socialist Erjon Braçe

Fjalime

Fjala në kuvend e nënkryetarit të Grupit Socialist Erjon Braçe

01 Jul 2010    


Ndodhi në vitin 1996:

-           Qeveria nuk kishte para, për shkak të shpenzimeve elektorale të zgjedhjeve të 26 maj-it.

-           Populli kishte para, kursime e para emigracioni, kryesisht.

Për këtë shkak u lejuan, u nxitën, u mbështetën skemat piramidale, shoqëritë e huamarrjes së parave me interesa tejet të larta.

Njerëzit mbyllen kursimet atje, paratë e mundit e djersës i mbyllën po atje, shiten çdo pronë të patundshme e të tundshme dhe paratë i mbyllen atje.

Skemat piramidale ose shoqëritë e huamarrjes, paratë e mbledhura i depozituan në tre bankat shtetërore.

Qeveria rriti huamarrjen e brendshme nga depozitat e fryra, përmes bonove të thesarit.

 

Po ndodh në 2010:

-           Qeveria nuk ka para, për shkak të krizës, mbartjes së faturës marramendëse të shpenzimeve dhe borxheve, të kryera e marra për nevojat elektorale të zgjedhjeve të 28 qershorit.

-           Një pjesë e popullit ka para, para kryesisht të emigranteve, të cilët nën panikun e krizës greke, paratë e kursimeve i sollën dhe depozituan këtu nga dhjetori i vitit që shkoi dhe për këto 6 muaj rresht.

Qeveria ka rritur huamarrjen e brendshme nga depozitat e shtuara, përmes bonove të thesarit, në lekë dhe në euro.

 

Çfarë po ndodh?

-           Qeveria nuk po mbledh dot para; janë në 5 muaj 12.4 mld lekë më pak nga plani/ për shkak të krizës-nga TVSH, fitimi, taksa doganore e të tjera, taksa mbi pasurinë, biznesin e vogël e taksat lokale; për shkak te papunësisë-nga tatimi mbi pagat, sigurimet shoqërore; për shkak të korrupsionit-nga akcizat.

-           Qeveria po merr para borxh, nga depozitat; në 5 muaj 12.5 mld lekë ose 260% e planit të huamarrjes së brendshme të parashikuar në ligjin e buxhetit.

Deficiti ka arritur në 11,5 mld lekë ose 153.8% e planit buxhetor.

Në qershor çdo gjë ka shkuar më keq.

Qeveria ka marrë dhe 7.5 mld lekë borxh, sërish nga depozitat përmes bonove të thesarit, në lekë dhe në euro. Në total janë 20 mld në 6 muaj; ose 70% të shtesës së depozitave krijuan bankat e nivelit të dytë prej 30 miliard lekësh nga dhjetori i vitit që shkoi dhe për këto 6 muaj.

Ku po shkojnë këto para:

-         Së pari, po shkojnë në vazhdimin e financimit të rrugës Rrëshen -Kalimash deri në prill, sepse për muajin maj të dhënat nuk publikohen më. Financimi për rrugën Rrëshen-Kalimash ka qenë 210% e planit buxhetor për këtë vit.          

-        Së dyti, për të paguar borxhet e shtrenjta të marra nga nevoja politike vjet.

-        Së treti, për të paguar paga, pensione, fonde sociale, subvencione.

Pra qeveria po merr borxh për të paguar funksionet bazë të shtetit, për të paguar pagat e pensionet, për të paguar veçanërisht interesat.

Paratë nga tatimet dhe doganat nuk mjaftojnë: ato janë 91.5 mld në 5 muaj, ndërkohë që shpenzimet e mësipërme për 5 muaj janë 100.2 mld lekë. Pra janë qytetarët që po paguajnë për qeverinë, jo qeveria për ta.

 

Dje, Sali Berisha vendosi të rrisë pensionet dhe ju tha shqiptarëve se është ai që po i mban shqiptarët. Në fakt nuk është kështu.

-           404 mijë pensione të larta urbane, të ulëta urbane, invaliditeti urban, familjare urbane dhe të ushtarakëve, policëve, industrisë ushtarakë, pilotëve e detarëve, profesorëve: rriten më pak se 6%.

-           Në vlerë parash këto 404 mijë pensione rriten nga 200 lekë deri në 420 lekë.

 

Ndërkohë që Sali Berisha u tha dje shqiptarëve se kjo rritje është më e madhe se sa rritja e çmimeve, por kjo nuk është e vërtetë. Vetëm me faturën e dritave e ujit, këtyre pensionistëve, të cilëve ju rritet pensioni nga 200 deri në 420 lekë, qeveria ju ka marrë 30.000 lekë.160 mijë pensione rurale, pleqërie, invaliditeti dhe familjare: rriten me më pak se 10%. Në vlerë parash këto 160 mijë pensione rriten deri me 6140 lekë. Ndërkohë që vetëm fatura e tyre për energjinë elektrike dhe për  gazin, rritet me 30.000 lekë. Qeveria u jep me pak se 6140 lekë.

Këtë duhet të kuptojnë shqiptarët dhe këtë duhet ti venë përballë Sali Berishës. Sali Berisha është përballë një alternative, ose të pranojë krizën dhe të shkurtojë jo shpenzimet e buxhetit, por të mos rrisë rrogën e tij.

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te Fjalimi Fjalimi tjetër       Fjalimi i mëparshëm