Partia Socialiste e ShqipërisëFjalime › Konferenca e donatorëve ishte shembulli i mbështetjes që opinioni ndërkombëtar i jep kësaj qeverie për punën e bërë deri më tani!

Fjalime

Konferenca e donatorëve ishte shembulli i mbështetjes që opinioni ndërkombëtar i jep kësaj qeverie për punën e bërë deri më tani!

29 Feb 2020    

Fjala e ministres së Kulturës, Elva Margariti në Kongresin e Partisë Socialiste:

Të nderuar miq,

Shumë shqiptarë do kenë menduar ta fshinim nga kujtesa, si të ishte një ëndërr e keqe, tërmetin e 26 nëntorit. Por, atë mëngjes ne nuk ishim thjesht prindër, bashkëshortë apo bij, me instiktin e mbijetesës. Dhe e nesërmja na përcolli edhe nje tjetër realitet. Orë pas ore përballeshim me një bilanc gjithnjë e më tronditës, që pervec jeteve te humbura, më pas u perllogarit me një vlerë prej 1 miliard eurosh.

Reagimi ynë që javën e parë ishte i menjëhershëm. Njëkohësisht me ngushëllimin dhe ndihmën për këdo që u përball me fatkeqësinë, nisi puna e projekteve te ringritjes. Përpara qeverisë u shtrua pyetja: të arnojmë dëmet apo të ndërtojmë nga e para; të zgjidhim nevojat e së sotmes apo të mendojmë për të nesërmen.

Pa asnjë dilemë u zgjodh e ardhmja.

Falë solidaritetit, angazhimit, punës në terren u hartuan skenarete duhur, ustudjua formula më jetëgjatë, që garanton jo thjesht shtëpi më të sigurta, por nivel jetese më të mirë, duke iu qasur standardeve europiane; duke respektuar rreptësisht kodet e ndërtimit; duke dalë përtej nevojës emergjente për një strehë per te arritur tek lagjet e reja urbane e rurale, si modele zhvillimi. Banesa të reja, por edhe qendra shëndetësore, arsimore, kulturore, parqe e memoriale në kujtim të jetëve të humbura në 26 nëntor.

Më lejoni, që për pak, mes 26 zonave të reja ku po hartojme planifikimiin urban drejt zhvillimit, të ndalem në Thumanë e Laç.

Nesër Thumana nuk do të jet më një fshat i ndërtuar në mënyrë rastësore, me gjurmë plagësh nga tërmeti, por një realitet i ri rural, afer nje liqeni, që ofron të gjitha shërbimet e nevojshme, ashtu si edhe në kryeqytet. Një vend, nga ku të rinjtë nuk do të duan të largohen pa kthyer kokën pas, e ndoshta edhe ata që humbën familjare do gjejnë forcën të pushojnë në parqet e memories.

Laçi nuk do të jetë më fantazma e një ish-qyteti industrial, ku kanë mbetur si relikte oxhakët e fabrikave të dikurshme, një xhep urbanistik, që përmbytej nga një përrua, pa asnjë të ardhme, por një qytet ftues, me ndërtesa bashkekohore private e publike, rrugë, parqe, ku çdo pelegrin të mund te ndalë hapat për një natë, përpara se të ndezë një qiri në Kishën e Shna Ndout.

Tashmë kemi ideuar, përzgjedhur e prezantuar 3 modelet për banesat individuale, që do të ngrihen në zonat urbane dhe rurale, në rreth 400 hektarë hapësirë rindërtimi.

Dhe bashkë me pranverën do të ngrejmë kantieret e ndërtimit.

Ishte ky angazhim i qeverisë shqiptare, vizioni i mirëmenduar, që u dha garanci të gjithë miqve tanë në Europë, Amerikë e më gjerë.

Konferenca e donatorëve ishte shembulli i pastër i mbështetjes që opinioni ndërkombëtar i jep kësaj qeverie dhe vlerësim për punën e bërë deri më tani.

Ne nuk do ta zhgënjejmë pritshmëritë e tyre e mbi të gjitha tuajat, por do të tregojmë se e kemi merituar besimin që na është dhënë EDHE nga ata persona të prekur që në këto 3 muaj NE NUK I KEMI LËNË KURRË VETËM!

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te Fjalimi Fjalimi tjetër       Fjalimi i mëparshëm