Partia Socialiste e ShqipërisëFjalime › Ne do ta kthejmë rindërtimin në platformën e një zhvillimi të ri ekonomik dhe social për Shqipërinë!

Fjalime

Ne do ta kthejmë rindërtimin në platformën e një zhvillimi të ri ekonomik dhe social për Shqipërinë!

29 Feb 2020    

Fjala e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste:

Në 26 nëntor, vetëm në 30 sekonda, ndryshoi jeta e të gjithë shqiptarëve.

17 mijë qytetarë u larguan nga shtëpitë e tyre dhe gati 200 mijë qytetarë, në mënyrë direkte apo indirekte, u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mos harroni se vetëm në 30 sekonda Shqipëria humbi 7.5% të pasurisë së vet të atij viti.

Goditja psikologjike, sociale dhe ekonomike nuk ka kaluar ende e megjithatë kjo nuk e pengoi qeverinë të reagonte që në sekondën e parë e të gjendej pranë familjeve që humbën të dashurit dhe banesat e tyre.

Çfarë bëmë ne?

Menjëherë qeveria u kujdes që qytetarët që mund të akomodoheshin në hotele në një hark prej 3-4 ditësh.

Paguam bonusin e qirasë. Janë 12 mijë familje që përfitojnë nga bonusi i qirasë. 1 milion lekë për secilën prej atyre familjeve që humbën të dashurit e tyre për të përballuar atë moment të vështirë të asaj dite tragjike. 100 mijë lekë në muaj, për të gjithë jetën, për personat që humbën të dashurit e tyre, anëtarë familje dhe 60 mijë lekë në muaj për pensionistët që humbën anëtarë familje.

Bursë 15 mijë lekë në muaj për vitin shkollor aktual për nxënësit dhe studentët që humbën prindërit e tyre. Dhurimi i 17 apartamenteve për familjet e viktimave.

Ne do ta kthejmë rindërtimin në platformën e një zhvillimi të ri ekonomik dhe social për Shqipërinë.

Programi i rindërtimit, që kryeministri dhe kjo qeveri kanë marrë përsipër të vënë në jetë, është një program unik në llojin e vet.

Sot jemi në muajin e tretë, por kjo qeveri nuk e ka harruar për asnjë ditë atë që duhet të bëjë për qytetarët e vet.

Dimensioni i programit është tejet social, i majtë, unik dhe që nuk është parë në shumë vende edhe të zhvilluara, as në Itali madje.

Programet e rindërtimit në përgjithësi u ofrojnë qytetarëve dhe familjeve të dëmtuara një kombinim grantesh dhe kredish të buta.

Fytyra unike e këtij programi është në thelb AND-ja e një qeverie të majtë që jo më kot dhe jo rastësisht fiton dhe do fitojë zgjedhjet. Sepse në ADN-në e vet ka moton #tinukdojeshkurrëvetëm.

Ne nuk lëmë asnjë mbrapa.

Në këto tre muaj shumëkush pyet se: çfarë është duke u bërë?

Sot janë inspektuar 54 mijë objekte, janë vlerësuar si të pabanueshme 9500 banesa. Është bërë raport i detajuar në kohë rekord që u prezantua me dinjitet nga Milva Ekonomi në Konferencën e Donatorëve. Ky raport ishte një instrument shumë i mirë  për të ndihmuar gjithë narrativën që kryeministri ka pasur në vazhdimësi.

Po vazhdon vlerësimi i thelluar, një proces tekniko-ligjor jo i thjeshtë.

Deri tani rezultojnë 250 pallate, mbi 4 mijë banesa individuale, 49 shkolla, 14 kopështe, 14 qendra spitalore, 9 objekte publike dhe 55 monumente kulture për rindërtim.

Janë miratuar 26 zona të reja për zhvillim që do ti japin një dimension të ri zhvillimit urban dhe ekonomik.

Ka një parim që është në themel të deklaratës së qëllimeve në Konferencën e Donatorëve: rindërto dhe rindërto më mirë.

Për ta transmetuar aq sa mundem dimensionin e zhvillimit të ri urban dhe ekonomik po ju sjell modestisht një shprehje të Ëinston Churchill: ne formatojmë shtëpitë tona e më pas shtëpitë tona na formatojnë ne.

Pra, rindërtimi është më shumë se thjesht një politikë strehimi. Po ndërtojmë për brezat e ardhshëm.

Brenda vitit 2020 do të ndërtojmë rreth 4 mijë banesa individuale.

Brenda javës që vjen, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës do dalin në një prokurim ndërkombëtar për njësitë individuale dhe brenda vitit 2020 të gjithë familjet që kanë humbur shtëpitë do të festojnë vitin e ri në shtëpitë e tyre të reja të rindërtuara më mirë.

Do të rikonstruktohen 3 spitale Rajonale, 6 struktura universitare në funksion të mbi 650 mijë banorëve.

Brenda vitit do të jenë të hapura të gjitha kantieret e rindërtimit në të gjithë zonën e dëmtuar.

Së fundi, nuk dua ta lë pa përmendur Konferencën e Donatorëve. Sot ne nuk kemi vetëm 1.15 mld euro, sot ne kemi solidaritetin e të gjithë komunitetit ndërkombëtar, jo me fjalë por me vepra.

Ne do ta justifikojmë këtë me efiçencë, shpejtësi, vëmendje ndaj çdo qytetari dhe transparencë.

Faleminderit!

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te Fjalimi    Fjalimi i mëparshëm