Partia Socialiste e ShqipërisëFjalime › Pjese nga fjala e Kryetarit te PS, Edi Rama ne aktivitetin e organizuar me rastin e 8 Marsit

Fjalime

Pjese nga fjala e Kryetarit te PS, Edi Rama ne aktivitetin e organizuar me rastin e 8 Marsit

08 Mar 2009    
Në Shqipërinë tonë të shekullit të 21-të, në vitin 2009, janë mbi 50 % gratë shqiptare që kur bëhen nëna, nuk e përfitojnë lejen e barrëlindjes se nuk janë mbuluar nga sigurimet. Për këtë arsye, detyrohen ta braktisin foshnjen qysh në fillim, për t'u rikthyer në punën e zezë, apo në arën ku duhet të ndjekin parmëndën për shkak të varfërisë.

Unë dua ta përsëris edhe sot, se pas 28 Qershorit, asnjë nënë shqiptare, në asnjë qendër apo periferi të vendit, në asnjë fushë apo mal, nuk do ta lëmë që për shkak të varfërisë, të lërë foshnjen, por do ta mbajmë pranë foshnjes, duke ia mbuluar së bashku përfitimin nga barrëlindja. Ky është minimumi që një shoqëri e vetëdijshme që mund të bëjë. Minimumi që ne do të bëjmë në drejtim të rrugës tonë, për të garantuar mundësi të barabarta, mes të gjithë qytetarëve dhe qytetareve, qofshin burra e qofshin gra, qofshin djem qofshin vajza, qofshin në qytet qofshin në fshat, qofshin në Veri qofshin në Jug, qofshin të rinj apo qofshin të reja.

Sot, Shqipëria e grave dhe fëmijëve është më e dhunuar se 4 vjet më parë. Shtimi i rasteve të dhunës ndaj tyre ka rezultuar gjithmonë e më tragjikisht, me raste në rritje të marrjes së jetës. Nuk dua të hyj në shumë detaje, por dua të theksoj se nga njëra anë ka një paaftësi që lidhet dhe me mungesën e vetdijësimit të rasteve të dhunës në familje nga ana e shtetit dhe nga ana tjetër ka një mungesë të theksuar drejtimi për t'i trajtuar ashtu siç duhet të gjitha këto raste. Mbi të gjitha, vullneti për të zbatuar ashtu siç duhet ligjin, në lidhje me dënimin e agresorëve.

Janë të shumta rastet që lidhen me gra që sot janë prapa hekurave, për shkak të veprimeve ekstreme ndaj burrash agresorë. Ashtu si kundër janë fatkeqësisht jo të pakta rastet që agresorët që kanë vrarë gruan apo vajzën janë liruar pas pak kohësh, nënpreteksin e gjendjes depresive.

Dëshiroj të them sot, se ne e konsiderojmë detyrimin tonë, që të bëjmë çdo përpjekje që elementët ekstrem apo elementët e provueshëm të dhunës në familje t'i bëjmë pjesë të krimeve penale. Ky sigurisht një detyrim, që nuk buron nga shpirti i ndëshkimit, por nga ai shpirt drejtësie që karakterizon shumë prej vendeve të zhvilluara, ku dhuna që lidhet me krimin në familje, trajtohet pikërisht përmes kodit të procedurës penale.

Objektivi ynë do të jetë rritja e nivelit të frekuentimit të çerdheve dhe kopshteve në të gjithë vendin deri në 40 %, për grup moshën 0-3 vjec.

Pa ndryshuar radikalisht formën në sistemin vendimmarrës, nuk mund të ndryshojmë shumë çka në jetën tonë të përditshme. Pa ndryshuar radikalisht në treguesit statistikor të pjesmarrjes së grave, jo thjesht dhe vetëm në politikë, por në sistemin ekzekutiv të këtij vendi, nuk mund të kemi as një pushtet legjislativ më të vetdijshëm dhe më funksional dhe as një pushtet ekzekutiv më të të vetëdijshëm për të garantuar sfidën që kemi përpara.

Një fjalë ndër më të bukurat, mes fjalëve të bukura që janë thënë për gratë, është ajo fjalë që thotë: “Dora që tund djepin, është dora që mund të ndryshojë botën.

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te Fjalimi Fjalimi tjetër       Fjalimi i mëparshëm