Partia Socialiste e ShqipërisëFjalime › Procesi i legalizimeve ka ecur në mënyrë të shkëlqyer falë vullnetit qeverisës të partisë Socialiste të Shqipërisë!

Fjalime

Procesi i legalizimeve ka ecur në mënyrë të shkëlqyer falë vullnetit qeverisës të partisë Socialiste të Shqipërisë!

29 Feb 2020    

Fjala e deputetes Klotilda Ferhati në Kongresin Zgjedhor 2020:

Përshëndetje,

Motra dhe vëllezër socialist, miq të ftuar, miq të socialisteve nga Shqipëria dhe nga bota. Përshëndetje!

Në 3 dekada, prona është kthyer në një prej cështjeve më të ndërlikuara që ka penguar zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Origjina e problemeve të pronës  ka nisur që me ligjet e para të viteve ’90. Më pas, me zaptimin e tokës dhe ndërtimet pa leje, e shoqëruar dhe me papërgjshmërinë për mbrojtjen e pronës publike dhe gjetjen e zgjidhjeve efektive për të garantuar të drejtat e pronarëve.

Lëmshi i pronave në Shqipëri – thotë Z. Lame - është me faj nga pak, të të gjithëve; por është fakt se nëse nuk do të ishte për vizionin, guximin dhe përkushtimin e socialistëve dhe vecanërisht për meritën e vecantë të kryeministrit EDI RAMA, reforma e pronës sot do mbetej në letër sic ka ndodhur për 30 vjet.

E vërteta është se nga 10 000 legalizime që gjetëm të kryera, nga 270 000, kur morëm pushtetin në mandatin e parë, ne sot kemi legalizuar 180 000 mijë. Diferenca është e madhe, nuk ka krahasim. Dhe kjo ka ndodhur vetëm sajë vullnetit qeverisës të kësaj partie, partisë Socialiste të Shqipërisë.

Ne sot kemi krijuar kadastrën shqiptare si një bërthamë që ka përthithur dhe do të vijojë të marrë ende kompetenca të 6 institucioneve, kompetenca të cilëve ishin shkruar në mbi 10 ligje, të pa koordinuara me njëri tjetrin, që nuk jepnin asnjë rezultat halleve të qytetarëve, thjesht i kalonin ato nëpër kanale burokracie që problemi të mos zgjidhej kurrë.

Nje vit përpara kadastrës, para krijimit të kadastrës, nëse ju them vetëm një shembull, midis zyrës së Aluiznit dhe zyrës së Ipotekës ishin shkëmbyer 110 mijë këmbime, komunikime zyrtare për hallet e qytetarëve, dhe as ¼ e kësaj shifre nuk rezultoi në raste të sukseshme te zgjidhjes së këtyre halleve.

E pra sot, kjo nuk është më e mundur, pasi me lehtësimin e procedurave, heqjen e burokracive, me ligjin e ri për kadastrën, Agjencia e Kadastrës i ka lehtësuar procedurat për qytetarët, i kryen vetë procedurat për ta dhe sigurisht e gjen vet dokumentacionin që ndodhen në zyrat e shtetit për cdo kërkesë që qytetarët i drejtohen kësaj agjencie.

Kadastra Shqiptare shumë ka sfida ende përpara, për zbatimin e ligjit të ri për Kadastrën, i cili është një ligj i ri në vetvete, pasi vetëm në 2018-ën u miratua. Por sfidat më kryesore janë ato të rritjes së besimit të publikut në këto shërbime të cilat duhet të përmirësohen ende. Duhen unifikuar hartat e pronës në gjithë vendin e duhet digjitalizuar kadastra digjitale në mënyre që të mbyllet një herë e përgjithmonë problemi i 100 hartave që e nxjerrin pronën në 70 pozicione të ndryshme.

Përvec këtyre sfidave që tashmë Agjencia e Kadastrës dhe të gjitha institucionet e tjera janë duke adresuar me një kuadër të plotë ligjor të miratuar nga mazhoranca socialiste, një tjetër project ligj, pjesë e paketës se reformës së prones, miratohet javën që vjen në parlament.

E kam fjalën për ligjin e proceseve kalimtare të pronësisë, për të cilin është punuar jo pak, përfshi dhe bashkëpunimin me Komisionin e Venecias dhe eskpertë ndërkombëtarë, për ti dhënë zgjidhje përfundimtare e për të mbyllur një herë e përgjithmonë ngërcet e krijuara dhe që kanë lënë pa regjistruar pronat e një pjesë të madhe të shqiptarëve.

Në sajë të projektligjit të ri për proceset kalimtare të pronës, hiqen barrierat, shkrutohen burokracitë dhe krijohen kushtet optimale për përfundimin e regjistrimit të titujve të tokës bujqësore të përfituara me anë të akteve të marrjes së tokës në pronësi anë e mbanë vendit për rreth 220 000 tituj.

Plotësohen me tituj pronësie për tokën bujqësore të gjithë ata përdorues të cilët nuk i kanë këto dokumenta.

Regjistrohen shtëpitë e banimit të ndërtuara përpara vitit 1991 që nuk kanë dokument pronësie;

Kalohen në pronësi dhe regjistrohen oborret në përdorim të shtëpive të banimit;

Zgjidhen përfundimisht problemet e pronësisë së truallit dhe rregjistrohen shtëpitë e banimit të ndërtuara me leje të ish këshillave vendore apo ish organeve të pushtetit vendor lëshuar vite më parë, për qëllime banimi në troje shtetërore;

Legalizohen të gjitha shtëpitë e banimit në fshat;

Legalizohen shtëpitë e banimit në qytet kur këto nuk prekin projekte të infrastrukturës publike apo zona për investime strategjike;

Legalizohen shtesat në objekte pa leje edhe në ato raste kur zhvilluesi apo ndërtuesi është zhdukur apo ka falimentuar dhe nuk gjendet, dhe të gjithë banorët e ndërtesave të braktisura do përfitojnë dokumentat e pronësie;

Për shtëpitë që nuk do të legalizohen, për të gjithë poseduesit ka një lajme të mirë se do trajtohen nga programet sociale të strehimit. Shteti është duke garantuar edhe një kompesim të vlerës së ndërtimeve. Askush pra nuk mbetet pa trajtuar në mënyrën më të drejtë të mundshme dhe duke barazuar burimet e shtetit me të drejtat e të gjithëve dhe askush nuk mbetet pa cati mbi kokë;

Po me këtë ligj do të regjistrohen gjithë pronat shtetërore, të cilat sot rezultojnë të regjistruara vetëm në 4% të totalit të tyre. Këtu flasim për shkolla, kopshte, ndërtesa shtetërore të zyrave, qofshin ato të pushtetit qëndror, qofshin ato të pushtetit lokal.

Do të mbarojnë një herë e mirë të gjitha problemet e mosregjistrimit të titujve të pronësisë të cilat lidhen me gabime në harta por jo në tituj;

Ligji jep mundësinë edhe një here forcimit të një iniciative të ndërmarë nga të gjitha institucionet e shtetit sa i takon pastrimit nga zaptimet të plazheve, rërës, infrastruktures publike. Ligji jep garanci që ato që janë zënë në mënyre abuzive t’i kthehen përsëri publikut.

Ligji ul kostot për qytetarët të cilët kanë këta tituj dhe nuk i regjistrojnë dot, do të jetë kadastra ajo që do te plotesojë të gjithë dokumentacionin për ta.

Jo më kot ky është një ligj për ta mbyllur një herë e mirë kapitullin e pasigurisë së të drejtës së pronës për këto procese.

Por ky ligj garanton dhe  regjistrimin e të drejtave pronësore për gratë. Më vjen mirë që dje në takimin “edhe një” me gratë socialiste dhe me anëtaret e reja cështja e të drejtave të pronësisë së grave u prek dhe u kërkua si një cështje që duhet të luftojmë të gjitha. Dhe mua më vjen mirë ta them se jo vetëm për këtë projekt ligj “proceset kalimtare të pronësisë”, por edhe në cdo nisëm ligjore që ndërmerret nga qeveria dhe që miratohet në kuvend, tashmë cështja e barazisë gjinore është kthyer në një standard dhe kjo falë vullnetit të qeverisë, falë luftës dhe punës që bëjnë cdo ditë gratë socialiste deputete por edhe mbështetjes së palëkundur dhe pa fund të burrave deputet të partise socialiste. Ju faleminderit!

Ne socialistët, e morëm përsipër të zgjidhim lëmshin e krijuar në vite me pronat dhe po e mbajmë këtë premtim, por njëkohësisht jemi të përkushtuar plotësisht ti shërbejmë dhe qëllimit tonë për të bërë shtet.

Ndërsa ligji parashikon lehtësi për legalizimin e shtëpive të ndërtuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji që kanë aplikuar për tu legalizuar, fryma e ligjit është që do të ketë tolerancë zero ndaj  cdo ndërtimi pa leje, njësoj si iniciativa tjetër në process për ashpërsimin e dënimeve për ndërtimet pa leje parashikuar në Kodin Penal.

Dhe se fundi, por jo per nga rendesia, Ligji garanton paprekshmërinë e fondit të kompesimit fizik për ish pronarët dhe siguron që proceset kalimtare të pronësisë, sipas këtij ligji, të mos prekin të drejtat e pronarëve – nje proces tjeter ky - i suksesshëm i partisë socialiste dhe qeverisjes së saj, nisur që nga viti 2015 i cili ka karakteristikat dhe sfidat e veta, por nuk regullohet nga ky projektligj.

Zgjidhje perfekte për situatata absurde mbi pronen sic ka ndodhur ne Shqipëri nuk mund të ketë, por unë besoj se ne ia kemi dalë të ofrojmë zgjidhjen më të mirë të mundshme për qytetarët.

Shpresëplotë se me regjistrimin e pronave do ti hapet rrugë zhvillimit ekonomik, thithjes së investimeve dhe krijimit të vendeve të reja të punës, unë ju ftoj të gjithve, në cdo pozicion të punës që kemi të luftojmë që ky ligj të jetë i realizueshëm ndaj gjithë shqiptarëve ashtu sic ja garantojmë me ligj, tja garantojmë edhe në realitet efektivisht të drejtën e pronësisë.

Falemnderit dhe suksese zgjedhjeve për asamble, suksese Kongresit! Rroftë partia Socialiste!

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te Fjalimi Fjalimi tjetër       Fjalimi i mëparshëm