Fjala nė Kuvend e deputetes sė PS, Ermonela Felaj

Postuar më: 10/06/2010

Është dita për t'ju thënë si juve dhe zotërinjve qeveritare se nuk do ta hidhni dot lumin e krizës që i keni shkaktuar vendit duke bërë sikur kriza nuk ekziston dhe duke përuruar kantier për të pestën herë në të pestin vit të qeverimit tuaj.
Kriza është e thellë dhe thellohet përditë. Ajo po prek çdo ditë ekonominë e familjes shqiptare. Po rrënon sipërmarrjen dhe po merr peng vendin, vetëm për shkakun dhe interesat e oborrit të pushtetit. Vota e lirë, prona private, barazia para ligjit dhe liria e informimit janë në krizë për shkakun tuaj që grabitni e shkelni me këmbë vota, prona, liri e të drejta.  

Shembullin më të keq të anti kushtetutshmërisë, të anti ligjit e të anti qytetarisë e jep vetë Sali Berisha i cili flet çdo ditë përçart për suksese botërore ekonomike dhe hedh përditë bomba tymuese për të mbuluar interesat e pushtetit të tij.

Pikërisht këto interesa të errëta e shtynë deri në grabitjen e zgjedhjeve dhe janë shkaku i mbylljes së kutive e rrënimit të ekonomisë. Sali Berisha është gati të djegë vizat për të mbajtur kutitë mbyllur. Është gati të djegë statusin kandidat për BE të Shqipërisë për të mbajtur kutitë mbyllur. Është gati të djegë edhe veten, vetëm që kutitë të mos hapen dhe e vërteta turpëruese për të të mos dalë në shesh.

Saliu i kutive të mbyllura dhe votimit të hapur në kuvend për gjyqtarët që i duhen për të mbrojtur të ardhmen e familjes nga llogaritë e hapura me Shqipërinë e grabitur, po inauguron përditë punë të inaguruara. Qeshi Berati me të para disa ditësh sepse për të katërtën herë e pa të inauguronte të njëjtën shkollë dhe t’u fliste të njëjtëve fëmijë të nxjerrë me forcë nga mësimi për të njëjtën mënyrë që i kanoset vendit, opozitës shqiptare.

Varfëria s’është problem. Papunësia s’është problem. Rritja e çmimeve s’është. Korrupsioni asnjë problem. Krimi jo e jo. I vetmi problem i këtij vendi që i ka mbetur pa zgjidhur zotit Sali është opozita.  
Çmimet fluturojnë lart. Shqiptarët janë vënë poshtë nga kriza e gjithanshme.
Të ardhurat bien dhe rriten vetëm gjobat abuzive për biznesin.
Investime të reja nuk duken gjëkundi kurse vende pune mbyllen përditë.
Shqipëria ka mbetur peng i kutive të mbyllura të kryeministrit dhe i përpjekjes së tij për ta çliruar atdheun nga opozita.
Nuk e zë gjumi se i dalin kutitë në ëndërr dhe sa del në punë merret vetëm me opozitën.
Ky është kryeministri i shqiptarëve që kërkon të bëhet mbret duke u hequr njerëzve lirinë e votës, të drejtën e barazisë para ligjit, lirinë dhe të drejtën e informimit.

Zoti Berisha, e ke të kotë!

Nuk do shpëtosh dot nga e vërteta që mban mbyllur në kuti, sado të kujdesesh t’i mbyllësh përgjithmonë kutitë.

E ka marrë vesh Shqipëria e bota mbarë se në ato kuti ti fsheh krimin e vjedhjes së votave.

Nuk do shpëtosh dot as nga opozita. Përballë do na kesh, deri në fund, deri në largimin tënd me votën e popullit, të cilën, do apo nuk do, ne do ta çlirojmë nga kthetrat e korrupsionit të pushtetit tënd tashmë të diskredituar .   



Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy