Fjala nė Kuvend e deputetit Pirro Lutaj

Postuar më: 03/03/2011

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të RSH dhe Agjencisë së NATO-s për mirëmbajtjen dhe furnizimin (NAMSA) për demontimin e municioneve”, që na keni sjell sot për miratim, përveçse është shumë i vonuar, na kthen vetvetiu tek dita e zezë e 15 marsit 2008. Pra pas pak ditësh, në datën 15 mars, mbushen plot 3 vjet, nga tragjedia e pa shembull që ndodhi në Gërdec, 15 km larg Tiranës, atje ku në mënyrën më të pakuptimtë ju zotërinj që qeverisni ende, ngritët fabrikën e vdekjes me pretendimin se do të bënit.

Demontimin e armatimit dhe municionit të tepërt që ndodhesh nëpër depot e ushtrisë.

Askush nuk mund ta konceptojë, pse ju e ngritët “fabrikën e demontimit” të armatimit -alias fabrikën e vdekjes- në Gërdec, jashtë institucioneve të posaçme dhe të mirë specializuara për ta kryer këtë proces.

Ju zotërinj, por edhe opinioni publik, nëse jeni të interesuar, do të gjeni nëpër diskutimet e asaj kohe, në komision, apo këtu në seancë plenare, insistimin tonë të përhershëm, që demontimi i armatimit dhe municionit të dalë tepër për shkak të riorganizimit të FA, duhet të bëhej domosdoshmërish nëpër uzinat e ngritura posaçërisht për këtë qëllim, në Mjekës, Poliçan dhe Gramsh, ashtu siç parashikohet sot, në paragrafin 7-të, të relacionit bashkëlidhur këtij projektligji.

Tashmë, është e qartë për të gjithë, se ngjarja e rëndë në Gërdec, e cila mori jetët e 26 qytetarëve të pafajshëm dhe plagosi e i la sakat për jetë dhjetëra të tjerë, ishte pasojë e korrupsionit shtetëror të qeverisë së Sali Berishës, i cili është implikuar personalisht, vetë, kokë e këmbë, me sojë e sorollop, së bashku me disa beniamin të tij, që janë ende edhe sot, deputet në këtë sallë, apo më keq akoma, ministra në krah të Saliut.



Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy