Fjala nė Kuvend e deputetit tė PS, Erjon Braēe

Postuar më: 10/06/2010

Të nderuar kolegë!

Një vit më parë askush nuk e mendonte se do të binit në krizë, më të thellën që ka njohur vendi qysh nga ’97-ta!

Në mes të harresës krijuar nga paraja e madhe e 6 muajve elektoralë, gatuat fare thjeshtë krizën politike, krizën institucionale, krizën ekonomike!

Ka një vit që dy palë janë përballë:
pakica e sundimtarëve dhe shumica e lirë e shqiptarëve;
pakica e pushtetarëve dhe shumica demokratike e opozitarëve;
pakica e rrogëtarëve dhe shumica e të papunëve;
pakica e të ngopurve dhe shumica e të uriturve;
pakica e përfituesve dhe shumica e të grabiturve;
pakica e korruptuar dhe shumica e njerëzve të ndershëm;
pakica e fituar dhe shumica e taksuar;
pakica bredharake dhe shumica e emigruar për punë e jetë më të mirë;


Kështu jemi ndarë, kështu jemi përballë, dy botëve: Bota jonë e lirë dhe demokratike dhe Bota e kapur e Elitës së Korrupsionit!

Dy Shqipëri:
Shqipëria e shqiptarëve, e madhe, e lirë, demokratike, evropiane, e ditur, e talentuar, e sakrificës, e mundit, ambicies, punës e nderit, pra Shqipëria e njerëzve të zakonshëm.
Dhe Shqipëria e kryeministrit, e vogël, e kapur, antidemokratike, orientale, e vjetër, e prapambetur, zakonore, fisnore, përfituese, pra Shqipëria e pushtetit politik, politikanëve të përhershëm! Populli ka votat, Kryeministri ka grabitur pushtetin! Populli ka vullnetin, Kryeministri ka grabitur zyrat!
Ky nuk është pushteti i popullit! Ky është pushteti i vjetër, pushteti i Elitës së Korrupsionit! Ky pushtet i korruptuar kushtëzohet nga klientët, klientët kanë kapur shtetin,  pushteti i klientëve pengon dhe nuk lejon zgjidhjen!

Ky është një stop i madh! Çdo gjë është e bllokuar, vendi ka ngrirë dhe pret zgjidhjen.

Zgjidhja është kushtëzuar qartë, publikisht, sy më sy (duke përfshirë dhe sytë e Sali Berishës) me të ardhmen e Shqipërisë. Ky kushtëzim është europian dhe amerikan! Ne nuk mund të lejojmë që Sali Berisha të djegë bashkë me fletët e votimit të ardhmen e çdo shqiptari.

Ne nuk mund të ndërtojmë një të ardhme mbi mashtrime: politike, ekonomike, elektorale.

Bota rreth e qark nesh po dridhet nga e ardhmja e ngritur mbi mashtrime: politikanët thjesht po humbin pushtetin, por populli po humb gjithçka dhe po paguan gjithçka!

Dje, Sali Berisha foli me krenari për borxhin publik! Por pa thënë gjithçka dhe duke gënjyer!

Çdo shqiptar, duhet të dije se në fund të vitit 2009 borxhi ishte 682 miliardë lekë. Pra, 220 mijë lekë, 2.000 euro për çdo të porsalindur apo plak! Në 5 vite është dyfishuar borxhi. Në 5 vite një pakicë ka jetuar më mirë, por duke u zhytur dyfish në borxh-ky është standarti i kryeministrit: mirëqenie afatshkurtër nga borxhet, jo afatgjatë nga puna!  

Kryeministri tha dje 60% e GDP, në planet e tij ka qenë 50% e GDP! Por nuk mbaron këtu:
Në shifrat e mësipërme nuk janë ato të borxhit të fshehur: mbi 14 miliardë lekë punime ndërtimi në rrugë, shkolla, qëndra shëndetësore, ujësjellës e kanalizime. Disa miliardë lekë shërbime e mallra të tjera (energji, ujë, etj.), disa miliardë lekë i shtohen borxhit publik për detyrime ligjore në tatim-taksa, që qeveria jonë duhet t’ia kthejë biznesit: paratë, që duhet të paguajë buxheti për nëpunësit publikë të pushuar në shkelje të çdo norme ligjore (që kanë fituar të gjithë gjyqet). Shtohet frikshëm detyrimi i buxhetit për dhjetëra e qindra miliardë lekë për vendime gjykate apo zbatime ligji, për pronarët që u janë rrëmbyer pronat e pasuritë, të gjitha të kryera deri në fund të 2009, por të pa paguara qëllimisht!
Këto e çojnë borxhin tonë publik, jo më në nivelin 60%, por në 100% te GDP. Këtë hap e legjitimon duke thënë se në 2005 borxhi ishte 70%! Gënjen! 54% dhe e thotë Guvernatori i tij!

Sepse është kështu, Sali Berisha ka parashikuar t’u marrë shqiptarëve, vetëm për shërbimet ndaj këtij borxhi: në 2010-52.2 mld lekë, në 2011-59.5 mld lekë, në 2012-90.2 mld lekë; në total për tre vite 202 mld lekë/ 673 mijë lekë për çdo shqiptar!

Borxhet vërtet i merr qeveria, por i paguan çdo shqiptar! I mbetet Sali Berishës t’u tregojë se si do t’ua marrë këto para!

Sali Berisha, përmendi dje po aq krenar depozitat e rritura, prej qytetarëve, kryesisht emigrantëve, janë 35 mld lekë, asnjëherë si efekt i qeverisë së tij!

Por, kjo nuk është arsye që Sali Berisha të gjejë paratë që i mungojnë në arkën publike! Sepse këtyre parave i është turrur me forcë e nxitim:

Deri në prill deficiti ka qenë i planifikuar 2,809 mld lekë, është realizuar 5,267 miliard lek. Pra 187 %.

Deri në prill defiçiti i brendshëm ka qenë  i planifikuar në nivelin 1,269 mld lekë dhe është tejkaluar duke arritur në 4,328 miliard lekë pra 341 %.

Të ardhurat nuk janë realizuar për 9.8 mld lekë, ato janë më pak se sa shpenzimet jetike të qeverisë. Qeveria ka rritur huamarrjen e brendshme nga bankat tregtare dhe Banka Qëndrore përtej kufirit të periudhës.

Ka qenë e planifikuar në nivelin 1,228 miliard lekë por është realizuar në shumë 10,515, pra 825 %!

Kjo është kosto e krizës së qeverisë dhe shqiptarët po e paguajnë me paratë e tyre!

Dhe do paguajnë më! Të gjitha paratë, jo të asaj që Kryeministri e quan rritje e rrogave e pensioneve, por të shtimit vetëm me disa pikë përqindje të tyre!

Qeveria ka deklaruar se ka 5.7 mld lekë dhe përfitues do jenë 800 mijë shqiptarë! Mesatarisht, secili do të përfitojë 1187 lekë në muaj, kur vetëm me faturat e dritave e ujit secilit i janë marrë nga 2500-5000 lekë në muaj më shumë!

Kjo është e vërteta dhe kështu po paguajnë shqiptarët, jo Sali Berisha!



Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy