Postuar më: 30/04/2010
Të nderuar deputetë
Po bëhen rreth 20 vjet qysh se protestat e nisura nga studentët shënuan fillimin e fundit të diktaturës. Asokohe ne si student nuk e dinim me saktësi se çfarë donim, por ishim të sigurt se çfarë Shqipërie nuk donim.
Me një pjesë prej jush kolegë të maxhorancës kemi qenë në të njëjtën anë të barrikadës.
20 vjet më pas ne e dimë mirë se çfarë Shqipërie duam, por dimë gjithashtu fare mirë se sa larg jemi asaj që dëshirojmë.
Ende pa u mbyllur procesi zgjedhor Partia Socialiste i drejtoi një kërkesë Komisionit Qëndror Zgjedhor ku i kërkonte të rinumëroheshin kutitë në disa zona të Shqipërisë, kërkesë që me sa duket e kapi në flagrancë Komisionin Qëndror Zgjedhor.
Ky komision me një maxhorancë militante të anshme, të padrejtë dhe arrogante mori përsipër të zbatonte verbërisht një urdhër për të rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për rinumërim, duke mos qenë ndoshta koshient për damkosjen që i bëri në këte mënyrë zgjedhjeve të 28 qershorit në Shqipëri.
Kërkesa jonë për rinumërim kishte për qëllim të vetëm të riverifikonte dhe të rikontrollonte edhe njëherë mënyrën e numërimit të votave, siç ka ndodhur, ndodh dhe do të ndodhë në shumë vende të botës duke përfshirë edhe ato që nuk e kanë fituar ende statusin e vendeve demokratike. Përmbi të gjitha kërkesa jonë mbështetej në Kodin Elektoral që bashkarisht kishim hartuar dhe miratuar.
U vendos padrejtësisht në këtë mënyrë ti mbyllej udha hetimit të zgjedhjeve. Por ndoshta pa dashur, pa e ditur dhe pa e kuptuar ju i hapet rrugën një lëvizjeje kauzat dhe përmasat e së cilës do të lenë një gjurmë të thellë në historinë e Shqipërisë.
Sepse shqiptarçt e dinç mirç tashmç se kur i mbyllet rruga transparencçs sç zgjedhjeve nuk mund tç ketç qeveri transparente.
Sepse shqiptarçt po i shohin realitetet e ndryshme nç tç cilat rrojnç qeveria dhe populli, dhe se sa larg halleve dhe problemeve tç popullit çshtç kjo qeveri dhe Sali Berisha.
Po jetojmë jo vetëm në kohën e një krize politike të thellë. Fatkeqësisht kemi një krizë shumë përmasore, por ku ajo ekonomike është më e rënda dhe më e ndjeshmja për shumicën e shqiptarëve.
E në vend të një qeverie dhe një kryeministri që në radhë të parë do të duhej të reflektonin e më pastaj të merrte masa për situatën dramatike ekonomike në të cilën ndodhet vendi, Sali Berisha flet për prosperitet dhe zhvillim të paparë ekonomik duke konfirmuar kësisoj konkluzionin tonë se ai nuk ka asnjë lidhje me realititen shqiptar.
Nesër të gjithë ju do të jemi dëshmitarë të protestës më të madhe paqësore që ka njohur historia e Shqipërisë protestë në të cilën njerëzit do të vijnë jo për ne por për veten e tyre.
Do të vijnë për të protestuar kundër një qeverie që ka frikë të tregojë votat, që e mbajnë në pushtet.
Por do të vijmë për të protestuar kundër një qeverie që po i rrënon shqiptarët ekonomikisht dhe moralisht dita ditës.
Dy fjalë për ty, Sali Berisha:
13 vjet më parë, më 1997 ishte jo kultura demokratike por frika që të uli në negociata me kundërshtarët e tu politikë.
Sot, 13 vjet më pas, ke ende kohë të reflektosh dhe kë shancin ete vrasësh frikën për të dialoguar në mënyrë që të mos negociosh më prej frikës.







