Investimet

Dokumenti i plotë në: Investimet.pdf 

Ku ishim:

Abuzim shumëvjeçar me fondet e investimeve, për qëllime korruptive dhe elektorale. Miliarda lekë të shpërdoruara në ndërhyrje të fragmentizuara, projekte të lëna përgjysëm dhe një mal i lartë borxhesh për punë publike të pashlyera.

Ku jemi sot:

Fondi i Zhvillimit të Rajoneve u shndërrua në një program kombëtar të zhvillimit rajonal me burime financiare të konsoliduara, me ndikim në ekonomitë lokale dhe jetën sociale të komuniteteve.

U dyfishuan fondet e FZHR-së; ishte 7.5 miliardë lekë, është 15 miliardë lekë. U mbështetën 157 projekte më shumë se në tre vitet 2010-2013.

U trefishua fondi për infrastrukturën vendore dhe rajonale; ishte 4 miliardë lekë, është 12.5 miliardë lekë.

Nga zero projekte për qendra qytetesh, shëtitore dhe sheshe, u financuan 47 projekte. Programi për rilindjen urbane transformoi qendrat dhe hapësirat publike të: Durrësit, Elbasanit, Lushnjes, Kukësit, Lezhës, Kavajës, Tamarës në Malësi të Madhe, etj.

Nga zero projekte, për rehabilitimin e hapësirave të gjelbra dhe kënde lojrash për fëmijë, u mbështetën 16 projekte transformuese si: Parku i Viroit në Gjirokastër, Parku pranë pedonales Berat, Parku Rinia në Korçë, gjelbërimi përreth urës së Dajlanit në Durrës, pyllëzimi i Kurorës së Sarandës, hapësirat e gjelbërta në qytetin e Gramshit, këndi lojërave në Burrel, etj. U rehabilituan 35 ha pyje dhe u mbollën 214 mijë fidanë përmes programit të pyllëzimit.

Nga zero projekte për zhvillimin e infrastrukturës turistike, u zbatuan 12 projekte për rilindjen turistike: Lungomarja në Qeparo, Sfinksi në Durrës, rindërtimi i infrastrukturës në funksion të turizmit në Tepelenë dhe Berat.

U rritën fondet e investimeve në arsim dhe u ndërtuan apo rikonstruktuan 154 shkolla e kopshte, ku kanë përfituar rreth 27 mijë nxënës. Nga zero investime, u financuan dhe u ndërtuan 47 mjedise sportive.

500 milionë dollarë investime të kryera në infrastrukturën kombëtare. U financuan 358 projekte në ujësjellës-kanalizime dhe 370 projekte në transportin rrugor.