Mirëqenia Sociale

Dokumenti i plotë në: Mireqenia Sociale.pdf

Ku ishim:

Skemë e falimentuar pensionesh me 10 mijë persona përfitues, më shumë sesa kontribues. Skemë abuzive e ndihmës ekonomike, jashtë çdo kriteri ligjor, bazuar në kritere partiake. 4.2 miliardë lekë borxh ndaj personave me aftësi të kufizuara, ndërkohë që skema përmbante 16 mijë përfitues abuzivë.

Ku jemi sot:

U rrit me 1.2 miliardë lekë fondi i pensioneve për zbatimin e reformës historike të pensioneve. U hoq pensioni tavan dhe u rritën pensionet për të gjithë përfituesit nga 2%-40%. U vendos pensioni social 6,700 lekë për të moshuarit, që me ligjin e vjetër nuk e përfitonin dot.

U ul me 5 vjet mosha e daljes në pension për minatorët: ishte 60, është 55 vjet. U dyfishua pensioni për 2,280 ish-minatorë. Pjesa tjetër përfitojnë një pension më të lartë, deri në 21,000 lekë.

U rrit me 15.6% pensioni për 6600 veteranë të luftës nacional-çlirimtare.

U rrit me 170 mijë persona, numri i kontribuesve të rinj në skemën e sigurimeve shoqërore.

U hapën 13 zyra të reja punësimi, ku aktualisht ofrohen 27 mijë vende pune të lira; u pesëfishua fondi i punësimit: ishte 90 milionë lekë, është 450 milionë lekë; u gjashtëfishua numri i përfituesve nga ky fond: ishte 800 të punësuar, është 5,500 të punësuar.

Arsimi profesional u shndërrua në një mundësi punësimi real. U investua në 89 shkolla të arsimit profesional në mbarë vendin, ku studiojnë rreth 19 mijë nxënës. U rrit me 40% numri i të rinjve që ndjekin studimet në shkollat profesionale.

U trefishua ndihma ekonomike: ishte 15 mijë – 30 mijë lekë, është 45 mijë – 80 mijë lekë. U rrit me 25% pagesa mujore për personat me aftësi të kufizuara.

59 mijë fëmijë të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, kanë përfituar kompensim monetar për shkollimin.

U miratua ligji për hapjen e dosjeve mbështetur në modelin gjerman, duke garantuar të drejtën për informim mbi dokumentet e ish sigurimit të shtetit.

Kemi bërë të mundur për herë të parë gjatë qeverisjes sonë, njohjen e viteve të punës së emigrantëve shqiptarë. Kemi nënshkruar “Marrëveshjet për Mbrojtjen Shoqërore” të emigrantëve me Republikën e Maqedonisë, Luksemburgut, Rumanisë, Gjermanisë, Hungarisë, Belgjikës dhe Çekisë. Janë në proces miratimi Marrëveshjet dypalëshe me Austrinë dhe Kanadanë.