Partia Ime - Ndihmë

"Partia Socialiste" është një aplikacion që u mundëson anëtarëve dhe strukturave të Partisë Socialiste të komunikojnë dhe ndërveprojnë me lehtësisht me njëri-tjetrin rreth problematikave të ndryshme.
Aplikaconi shkarkohet lehtësisht në AppStore/PlayStore dhe për të patur akses duhet që së pari të jeni anëtarë i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Nëse aktualisht nuk jeni anëtarësuar, ju mund të regjistroheni online. Menjëherë pas anëtarësimit ju vjen një e-mail që konfirmon regjistrimin tuaj dhe një e-mail me kredencialet përkatëse (username dhe password), me atë të të cilëve ju mund të logoheni tek aplikacioni "Partia Socialiste". 
Kategoritë tek Faqja Kryesore e aplikacionit janë:

Rreth nesh/ Informacion rreth aplikacionit “Partia Socialiste”;

  • Njoftime
  • Rekomando një votues
  • Çështje
  • Lajme
  • Qendra e informimit
  • Aktivitete
  • Thuaj mendimin tënd
  • Dërgo një mesazh
  • Plotëso profilin tënd

Kategoria “Rreth nesh” pasqyron një informacion dhe historik të shkurtër rreth partisë politike; 
Në kategorinë “Njoftime” ju mund të informoheni rreth përmbajtes më të re të ardhur në aplikacionin tuaj mobile. Në momentin që ju klikoni tek “Njoftime”, automatikisht më pas do të dalë si e lexuar duke u bërë ngjyrë gri e zbehtë/caktivizohen. Disa nga njoftimet mund të përmbajnë dokumenta, kështu që keni mundësine ti shkarkoni në telefon, pasi të klikoni mbi atë “njoftim”.  Gjithashtu, tek faqja kryesore e “Njoftimeve” ju mund të klikoni tek butoni lart për të gjetur “njoftimin” që ju intereson më shpejt. Natyrisht, ju keni dhe mundësinë për të bërë filter varësisht tipit të përmbajtjes që kërkoni si:

  • Lajme
  • Materiale të fushatës
  • Dokumente
  • Ngjarje, aktivitete
  • Njoftime

Rubrika “Rekomando një votues” të jep mundësinë të rekomandosh një votues të ri duke klikuar tek butoni “+”. Në momentin që ju klikoni, në vijim duhet të plotësoni të dhënat me informacionin e kërkuar për shtimin e votuesve. Pasi ju keni plotësuar të dhënat që ju kërkohen atëherë duhet të klikoni butonin “Ruaj” me qëllim që informacioni të ruhet.

“Çështje” është një nga rubrikat më të rëndësishme të aplikacionit “Partia Socialiste”. Këtu ju shikoni çështjet që ju keni adresuar, si dhe në sajë të një shenje ju mund të dalloni dhe kategorinë e problemit të identifikuar. Nëse ju klikoni në butonin “Harta” që është me ngjyrë të bardhë mund të shihni të gjitha problemet e adresuara dhe njëkohësisht të lokalizuara.Tek butoni “+” ju mund të dërgoni një çështje të re problematike. Në rast se ju klikoni këtu, përsëri do ju duhet të plotësoni me informacionin që kërkohet rreth çështjes problematike që ju adresoni dhe më pas duhet të klikoni përsëri butonin “Ruaj” që informacioni që ju keni plotësuar të ruhet dhe veprimi të jetë i vlefshëm.

Tek kategoria “Lajme”, ju mund të informoheni rreth lajmeve më të fundit në nivel lokal dhe kombëtar. Këtu gjeni dhe mundësinë për të bërë filter duke klikuar butonin në formë hinke, me qëllim që të merrni ato lajme që ju interesojnë më shumë.

“Qendra e informimit” është kategoria ku mund të gjeni të gjithë informacionin që duhet rreth partisë, të tilla si: dokumenta dhe materiale të fushatës. Funksioni i kërkimit dhe filter-it gjenden edhe në këtë kategori.  

Rubrika “Aktivitete” informon rreth veprimtarive të rëndësishme që do të zhvillohen dhe ku ju mund edhe të konfirmoni prezencën: do shkoj/ nuk do shkoj/mbase. Funksioni i kërkimit dhe filter-it gjenden edhe këtu.

Tek kategoria ‘Thuaj mendimin tënd” do të keni mundësinë të përgjigjeni për pyetje të ndryshme rreth çështjeve si: kujdesi shëndetësor, infrastruktura, siguria dhe çështje të tjera të rëndësishme etj. 

Kategoria “Dërgo një mesazh” është një vend ku mund të bëni pyetje, sugjerime, ankesa apo komplimente. 

Kategorinë “Plotëso profilin tënd” ju mund ta gjeni tek ikonat tek bar-i i sipërm, ose tek kutia e fundit tek menuja e aplikacionit. Këtu do të mund të shihni informacionin e përgjithshëm rreth llogarisë suaj (të dhëna personale, kontaktet, adresa), eksperienca në parti (funksionet politike, përvoja e punës, kualifikimet, shkollimi), informacione të tjera (licenca, ekspertiza apo interesat).

Funksioni “Rivendos password-in” është i aksesueshëm tek rubrika “Plotëso profilin tënd” në faqen e parë të aplikacionit. Në rast se ju e keni harruar password-in, klikoni në “Rivendos password-in” dhe më pas vendosni linkun e adresës tuaj të email-it të marrë tek llogaria e aplikacionit “Partia Socialiste” dhe automatikisht do të merrni një e-mail me një link. Pasi të hapni linkun e ri mund të zgjidhni një password të ri për llogarinë tuaj.