Partia Socialiste e Shqipërisë › Programi › ARSIM PROFESIONAL I RINDËRTUAR

ARSIM PROFESIONAL I RINDËRTUAR

ANGAZHIMI YNË: Riorientim tërësor i arsimit profesional dhe kthim i shtetit në financuesin e mbështetësin kryesor të aftësimit profesional

ZOTIMET TONA:

  • Dyfishim i shkollave të arsimit profesional dhe ndërthurje me Qendrat e Formimit Profesional, duke krijuar një rrjet disa herë më të gjerë formimi profesional.
  • Zgjerim i shërbimit arsimor dhe formimit profesional në fshat duke ofruar aftësi jo vetëm në bujqësi, por dhe në agropërpunim e shërbime.
  • Shtim i numrit të shkollave të mesme profesionale të teknikave të reja të bujqësisë e blegtorisë, pranë zonave ku ka aktivitet të zgjeruar bujqësor.
  • Ndërtim i një sistemi arsimi të mesëm profesional me kolegje formimi kombëtare e komunitare, paraprirës dhe në shërbim të tregut të punës.
  • Riorientim i arsimit profesional drejt nevojave reale të tregut të punës në Shqipëri dhe modelit tonë të ri ekonomik.
  • Bashkëpunim me sektorin privat në Partneritete Publike-Private (PPP) në krijimin e institucioneve të larta të arsimit profesional.
  • Trajnim brenda 2 vitesh i të gjithë të regjistruarve si punëkërkues.
  • Rritje e punësimit të të trajnuarve profesionalisht në nivelin 50%, brenda mandatit të parë të qeverisjes.
  • Përpjekje për rritje të punësimit në nivelin e BE, 70%, të të trajnuarve profesionalisht, brenda mandatit të dytë të qeverisjes.
  • Krijim i Programit Kombëtar të Formimit Profesional në Punësim, për të formalizuar dhe zgjeruar një traditë ekzistuese të mësimit të profesioneve.
  • Ngritje e tre kolegjeve kombëtare të formimit profesional në Tiranë, Elbasan, Fier, brenda mandatit të parë qeverisës.
  • Ngritje e kolegjeve komunitare pranë çdo bashkie dhe e tre qendrave komunitare të lëvizshme për komunat, brenda mandatit të parë qeverisës.

Krijim i programeve e kurseve kualifikuese të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara, duke u bazuar në nevojat e tregut të punës sipas profilit të aftësisë së kufizuar.

Ndaje me miqtë: