Partia Socialiste e Shqipërisë › Programi › BORXH NËN KONTROLL

BORXH NËN KONTROLL

ANGAZHIMI YNË: Deficit dhe borxh publik nën kontroll, përmes politikave tona të përgjegjëshme fiskale

ZOTIMET TONA:

  • Krijim i një programi që synon uljen graduale të borxhit nëpërmjet kontrollit të rreptë të deficitit fiskal, në bashkëpunim të ngushtë me FMN dhe BB.
  • Borxh publik në parametra të kontrollueshme dhe jo barrë për brezat e ardhshëm.
  • Borxh publik në parametra të përshtatshme për ritme pozitive të rritjes dhe strukturë ekonomike të vendit.
  • Politika fiskale që sigurojnë burime financiare gjithnjë në rritje, duke siguruar funksionimin e shtetit në përputhje me proceset integruese.
  • Hapa serioze për shlyerjen e pjesës më të shtrenjtë të borxhit ekzistues.
  • Shtet që shpenzon paratë me efikasitet dhe efektivitet.
  • Politika fiskale që prodhojnë më shumë qëndrueshmëri fiskale.
  • Rritje e të ardhurave buxhetore nëpërmjet mirë-administrimit fiskal dhe uljes së evazionit fiskal.
  • Rritje e të ardhurave buxhetore pa u bazuar në rritjen e nivelit të taksave.
  • Mundësim i një frymëmarrjeje më të madhe për shpenzimet produktive dhe investimet që sjellin punësim dhe rritje ekonomike.
  • Përmirësim i menaxhimit të shpenzimeve publike me synim minimizimin e shpenzimeve joproduktive.

Mbikëqyrje e tregut financiar nga një institucion me autoritet të fortë për mbikëqyrjen e gjithë institucioneve financiare, bankare dhe jo bankare.

Ndaje me miqtë: