Partia Socialiste e Shqipërisë › Programi › ÇMONTIMI I SISTEMIT TË KORRUPSIONIT KULTURËS SË PANDËSHKUESHMËRISË

ÇMONTIMI I SISTEMIT TË KORRUPSIONIT KULTURËS SË PANDËSHKUESHMËRISË

ANGAZHIMI YNË: Shqyrtim i imët i çdo praktike korruptive dhe këmbëngulje për drejtësi në çdo rast të shkeljes së ligjit në dëm të interesit publik

ZOTIMET TONA:

  • Hartim, brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, i Strategjisë Antikorrupsion në Sistemin e Drejtësisë duke përfshirë si subjekte të saj gjyqtarët, prokurorët dhe administratën e tyre, por edhe policinë, avokatët, noterët si dhe agjencitë e tjera të ngarkuara me zbatimin e vendimeve gjyqësore (përmbarimin, burgjet, hipotekat etj).
  • Hartim, brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, të një plani veprimi për çmontimin e korrupsionit me masa konkrete e transparente për publikun.
  • Vendosje e një standardi të ri të përgjegjësisë publike në funksion të çmontimit të korrupsionit dhe kulturës së pandëshkueshmërisë.
  • Përmirësim dhe rritje e efikasitetit të sistemit të kontrollit dhe verifikimit për deklarimin e pasurisë dhe parandalimin e konfliktit të interesave në lidhje me ministrat, deputetët, gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët e lartë të shtetit.
  • Vënie në dispozicion të drejtësisë për çdo të akuzuar, si dhe pezullim të çdo zyrtari të lartë të administratës publike që përballet me drejtësinë.
  • Vendosje e konkurrencës së ndershme dhe interesit publik në themel të qeverisjes sonë.
  • Garantim i transparencës institucionale me qëllim rritjen e shkallës së disponibilitetit të të dhënave për qytetarët, sipas modelit qeverisës “Open data governance”.
  • Përmbushje e detyrimeve që vijnë nga anëtarësimi në partneritetin për një qeverisje të hapur.
  • Respektim i të drejtave të parashikuara për akses në informacionin me interes publik dhe për transparencën e procesit vendimmarrës.
  • Zhvillim dhe zbatim i platformave të e-governance, e-administration dhe e-justice, si platforma të ofrimit të shërbimeve për qytetarët.
  • Zbatim i projekteve për promovimin e integritetit dhe qeverisjes së mirë në partneritet me shoqërinë civile.
  • Përdorim i strategjive të komunikimit për tema anti- korrupsion, duke e vendosur theksin në përfshirjen aktive të publikut dhe të mediave në denoncimin e akteve korruptive.
  • Garantim i integritetit dhe transparencës së sistemit gjyqësor përmes promovimit të masave anti-korrupsion dhe të standardeve të etikës profesionale.
  • Zbatim i strategjisë për integritet në sistemin gjyqësor, si dhe reformim i plotë i mekanizmave disiplinore në sistemin gjyqësor.
  • Integritet në radhët e anëtarëve të parlamentit, duke zbatuar rekomandimet e GRECO-s për “Parandalimin e korrupsionit në rastet e anëtarëve të parlamentit, në radhët e gjyqtarëve dhe të prokurorëve”. 
  • Adoptim i kodit etik të anëtarëve të parlamentit.
  • Transparencë mbi financimin e partive politike dhe fushatave elektorale.
  • Reformim i sistemit të prokurimeve publike, me qëllim vendosjen e mekanizmave të parandalimit të korrupsionit në këtë sistem.
  • Promovim i një ekonomie tregu konkurruese, ku të gjithë operatorëve privatë t’u ofrohet konkurrencë e ndershme.
  • Zbatim i standardeve të OECD, BE dhe OKB për parandalimin e korrupsionit në sektorin privat.
  • Garantim i integritetit, efikasitetit dhe transparencës në të gjitha nivelet e administratës publike.
  • Lehtësim i procedurave administrative për lëshimin e lejeve, liçencave, autorizimeve etj.

Sigurim i transparencës në sistemin e vlerësimit dhe kontrollit tatimor e doganor.

Ndaje me miqtë: