Partia Socialiste e Shqipërisë › Programi › DREJTËSI NË SHËRBIM TË BIZNESIT

DREJTËSI NË SHËRBIM TË BIZNESIT

ANGAZHIMI YNË: Krijim i një klime të favorshme dhe të sigurt për biznesin vendas dhe për investitorët e huaj

ZOTIMET TONA:

  • Zgjidhje alternative e mosmarrëveshjeve si një prioritet i rëndësishëm, me synim krijimin e një klime të favorshme dhe të sigurt për investitorët vendas dhe të huaj.
  • Përmirësim cilësor i legjislacionit tregtar në fushën e regjistrimit, funksionimit dhe organizimit të shoqërive tregtare, falimentimit dhe ligjeve të tjera që lidhen me veprimtarinë e komunitetit të biznesit.
  • Rritje e transparencës për procedurat e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) dhe shndërrimin e saj në një shërbëtore të vërtetë të biznesit.
  • Krijim i një Sistemi Elektronik Unik për të gjithë sistemin e regjistrimit të biznesit në organet tatimore, organet e qeverisjes vendore dhe Inspektoriatin e Punës, për harmonizimin e menaxhimit të çështjeve dhe realizimit të transparencës.
  • Ridimensionim i rolit të arbitrazhit të brendshëm, inkurajimit për aplikimin e formave të pajtimit dhe negocimit përpara nisjes së procedurave gjyqësore dhe rishikimit të ligjit për ndërmjetësimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Përmirësim cilësor i legjislacionit tregtar në fushën e regjistrimit, funksionimit dhe organizimit të shoqërive tregtare, falimentimit dhe ligjeve të tjera që lidhen me veprimtarinë e komunitetit të biznesit.

Ndaje me miqtë: