Partia Socialiste e Shqipërisë › Programi › INFRASTRUKTURË EUROPIANE

INFRASTRUKTURË EUROPIANE

ANGAZHIMI YNË: Krijimi i Rrjetit të Unifikuar të Transportit, si enë komunikuese për të realizuar shpërndarjen e barabartë të mirëqenies dhe vlerave ekonomike në vend

ZOTIMET TONA:

  • Masterplan Kombëtar, Standarde Europiane dhe Siguri Rrugore, tre shtyllat ku mbështen politikat tona për zhvillimin e rrjetit rrugor.
  • Përmirësim radikal e tërësor i infrastrukturës rrugore të vendit.
  • Hartim, miratim, zbatim i standardeve europiane të projektimit e të ndërtimit të rrugëve nacionale, rurale dhe të qyteteve.
  • Mosfillim i asnjë investimi në infrastrukturë, veçanërisht rrugë, pa pasur standarde të miratuara.
  • Ndërtim i Korridorit të Gjelbër Autostradal Veri-Jug, që lidh bashkë 22 copëzat e rrugëve të sotme nga Hani i Hotit në Kakavijë, me një standard të vetëm europian.
  • Ndërtim i Korridorit të Kaltër Veri-Jug, që lidh zonat turistike me njëra-tjetrën, përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Velipoja në Butrint.
  • Ndërtim i rrugëve të rëndësishme si aksi Lushnjë-Berat-Poliçan-Çorovodë, Memaliaj-Tepelenë, Lin-Pogradec, etj.
  • Ndërtimi i rrugëve të reja si rruga e Arbrit, Elbasan-Kuçovë-Berat-Tepelenë, si dhe rruga e Labërisë.
  • Përfundim i unazave dhe bypass-eve të qyteteve si: bypass i Tiranës, Unaza e Madhe e Tiranës, Unaza e Elbasanit, bypass i Rrogozhinës, bypass i Vlorës, unaza e Durrësit, unaza dhe bypass i Pogradecit, etj.
  • Rikonstruktim i gjitha akseve rrugore nacionale, të cilat për shkak të ndërtimit të rrugëve të reja janë braktisur tërësisht si: Shkodër–Pukë, Lezhë–Fushë-Krujë, Tiranë-Vorë-Durrës, Tiranë-Ndroq-Plepa, Ersekë-Leskovik, Tepelenë-Këlcyrë-Përmet, Fier-Ballsh-Memaliaj, etj.
  • Mirëmbajtje e rrjetit rrugor, si prioritet absolut.
  • Rajonizim i të gjithë rrjetit rrugor të Shqipërisë në 3 ose 4 blloqe të mëdha dhe dhënia e tyre me kontrata afatgjata mirëmbajtje.
  • Adoptim i një qasjeje të re dinamike, profesionale, bashkëkohore dhe të përgjegjshme ndaj sigurisë rrugore.
  • Zvogëlim me 20% i numrit të aksidenteve rrugore, brenda dy viteve të para të mandatit qeverisës.
  • Zvogëlim deri në 50% i aksidenteve rrugore, brenda mandatit të parë të qeverisjes.
  • Krijim i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Trafikut me mision sigurimin e jetës së shqiptarëve dhe me synim ndihmë, mbështetje dhe shërbim qytetarëve.
  • Modernizim i rrjetit hekurudhor duke synuar intregrimin me korridoret europiane hekurudhore.
  • Hartim i Planit Kombëtar për Zhvillimin e Porteve.
  • Plani Kombëtar për Zhvillimin e Porteve synon moskufizimin e vendit vetëm me katër portet tradicionale.
  • Ndërtimin e portit të ri të Shëngjinit.
  • Plan Kombëtar për Zhvillimin e Porteve që synon rritjen e punësimit në transportin detar dhe projektimin e një sistemi modern të transportit detar.
  • Rikrijim i marrëdhënieve të qyteteve dhe porteve përkatëse, duke i kthyer portet në hapësira të integruara me qytetet dhe qytetarët.
  • Hapje e tregut në fushën e operatorëve ajrorë.
  • Autoritet i Aviacionit Civil, që ka në qendër të vëmendjes mbrojtjen e pasagjerëve dhe riaftësimin e infrastrukturës me qëllim zhvillimin e transportit ajror.
  • Investim në zonat rurale për plotësim me sistem kanalizimesh si dhe për studime të integruara mbi trajtimin e ujërave të përdorura.
  • Vënie në punë e të gjithë impianteve të trajtimit të ujërave të zeza.
  • Trajtim i diferencuar i impianteve të trajtimit të ujrave të zeza përmes subvencioneve, për një periudhë të caktuar kohe.

Shpërndarje efikase e fondeve për investimet në ujësjellës, sidomos në zonat rurale dhe zonat informale, sipas politikës së legalizimit.

Ndaje me miqtë: