Partia Socialiste e Shqipërisë › Programi › KUJDES SHËNDETËSOR UNIVERSAL

KUJDES SHËNDETËSOR UNIVERSAL

ANGAZHIMI YNË: Kujdes shëndetësor me mbulim universal; shërbim shëndetësor falas sipas nevojës për të gjithë shtetasit me banim të përhershëm në Shqipëri

ZOTIMET TONA:

  • Ngritje e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, që do të jetë blerësi i shërbimit të kujdesit shëndetësor dhe do ta ofrojë pa pagesë për të gjithë qytetarët.
  • Financim i plotë dhe i qëndrueshëm i sistemit shëndetësor, kryesisht nëpërmjet taksimit të përgjithshëm të popullsisë.
  • Heqje e taksës së sëmundjes: TVSH-së në shkallën 10 % për barnat dhe shërbimet shëndetësore.
  • Zbatim, brenda vitit të parë të qeverisjes, i një sistemi të përvitshëm kontrolli mjekësor bazë për çdo shqiptar mbi 40 vjeç.
  • Sistem kontrolli mjekësor bazë me qëllim parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të disa sëmundjeve të shtuara ndjeshëm në 10 vjeçarin e fundit.
  • Përmirësim i kosto-efiçencës së spitaleve publike me anë të mekanizmit spital-ndërrmarrje (DRG).
  • Krijim i spitaleve publike-autonome të drejtuara nga borde spitalore dhe me përbërje të gjerë.
  • Menaxhim i institucioneve shëndetësore sipas modeleve bashkëkohore të institucioneve autonome.
  • Institucionalizim i rolit dhe funksioneve të menaxherit të shëndetësisë.
  • Ristrukturim i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore sipas standardeve bashkëkohore.
  • Shërbim Urgjence Mjekësore me aparatura moderne të shpëtimit të jetës dhe kombinim të lëvizjeve tokësore e ajrore.
  • Shërbim Urgjence Mjekësore me stafin e duhur profesional dhe të përgatitur.
  • Prezencë e shërbimit farmaceutik në të gjithë territorin e vendit.
  • Rritje e cilësisë së farmako-vigjilencës dhe barna jo më të shtrenjta se në vendin e prodhimit.
  • Ngritje e një sistemi unik digjital shëndetësor, me të cilin të ndërlidhen të gjithë aktorët privatë dhe publikë të sistemit shëndetësor.
  • Ridimensionim i rolit të mjekut të familjes për të siguruar dinjitetin që i takon si rojtar i sistemit shëndetësor, përsa i përket cilësisë dhe mirëfunksionimit.
  • Përmirësim i partneritetit shërbim publik–shërbim privat.
  • Integrim gradual edhe në shërbimin shëndetësor privat i financimit publik sipas standardeve e kritereve profesionale.
  • Vlerësim, rregullim dhe stimulim i rolit dhe profesionit të specialistit të shëndetit publik dhe karrierës së tij bazuar në meritë.
  • Stimulim i statusit të profesionistit të lirë për mjekët dhe shërbimit parësor në qytetet e mëdha, duke harmonizuar këtë përvojë edhe me atë të mjekëve.

Modernizim i shërbimit të infermieristikës sipas modeleve të legjislacionit europian dhe në përshtatje me nevojat reale.

Ndaje me miqtë: