Partia Socialiste e Shqipërisë › Programi › MEDIA E LIRË, DETYRIM NDAJ PUBLIKUT

MEDIA E LIRË, DETYRIM NDAJ PUBLIKUT

ANGAZHIMI YNË: Rithemelim i shërbimit radioteleviziv publik duke ia kthyer atë shqiptarëve, bashkë me një kuadër ligjor transparent që zbatohet dhe respekton integritetin e lirinë e medias

ZOTIMET TONA:

  • Garantim përmes një “freedom of information act,” (akti për lirinë e informacionit) të standardeve të plota ndërkombëtare, akses të menjëhershëm të gazetarëve në çdo dokument zyrtar të çdo dikasteri qendror apo agjencie shtetërore
  • Përmirësim i ligjit për të drejtën e informimit dhe vendosje e kufijve më të shkurtër kohorë për afatet e marrjes së përgjigjes nga administrata publike për të gjithë, e veçanërisht gazetarët.
  • Kthim në funksionalitet i faqeve zyrtare të institucioneve publike dhe ministrive, duke u mundësuar qytetarëve akses më të madh, kohë të dhënies së përgjigjes të monitoruar elektronikisht dhe proces më transparent.
  • Hartim i një liste shteruese të kritereve, në lidhje me rastet kur informacioni mund të refuzohet.
  • Përmirësim i standardeve ligjore të së drejtës së informimit, sipas legjislacionit të vendeve të përparuara në këtë drejtim.
  • Ndërmarrje e një nisme ligjore për uljen dhe sanksionimin e gjobave të vëna gazetarëve gjatë qeverisjes së djathtë.
  • Aplikim në raste kur gjykata i vlerëson si gjoba të arsyeshme, që shkojnë në progres të drejtë me nivelin e pagave të gazetarëve shqiptarë.
  • Sponsorizim i transmetuesve digjitalë për familjet pa të ardhura dhe dhënie e kredive të buta për familjet me të ardhura të ulëta.
  • Akses në lehtësitë e transmetimit si një kusht i rëndësishëm licensimi, ku rregullatorit të ristrukturuar do t’i ofrohet një mandat i qartë për të parandaluar pasojat negative të monopolizimit.
  • Kritere licensimi objektive, transparente, jodiskriminuese, dhe një proces licencimi i drejtë dhe transparent, i administruar nga një organ realisht i pavarur rregullator.
  • Transformim i TVSH-së, duke e kthyer atë në një stacion realisht publik e duke i dhënë këtij sektori forcë nëpërmjet garantimit të pavarësisë së KKRT dhe RTSH.
  • Drejtim i TVSH-së nga profesionistë dhe rritje e rolit të Këshillit Drejtues, që do përbëhet nga të zgjedhur me kritere profesionale dhe jo partiake.
  • I japim një shtysë të re sektorit të medias publike me anë të:
    • krijimit të një portali të ri informacioni që furnizohet nga të gjithë operatorët publikë në rrethe, ku veprojnë degë të radios dhe televizionit publik;
    • krijimit të mundësisë së dallimit të sektorit publik me atë privat;
    • jetësimit të një politike që mbështet vënien e disa programeve në internet në dispozicion të publikut.
  • Miratim i ligjit për lirinë e shtypit dhe pluralizmin e informacionit, që i përgjigjet tre objektivave kryesore:
    • luftës kundër centralizimit;
    • garancisë për një pavarësi reale të redaksive;
    • mbrojtjes efikase të burimeve të gazetarëve.
  • Ligj për lirinë e shtypit dhe pluralizmin e informacionit, i cili:
    • inkuadron pjesëmarrjen e mediave kombëtare në mediat lokale;
    • modernizon dispozitivin e kontrollit të multimedias për të integuar aty shtypin (përfshirë shtypin falas) dhe internetin;
    • vendos njohjen ligjore të ekipit redaksional në çdo media të shkruar;
    • kërkon përcaktimin e kartës së saktë editoriale dhe deontologjike, ku paraqiten garancitë e pavarësisë editoriale dhe angazhimet e marra kundrejt lexuesve, nga të gjithë ata që marrin pjesë në botim.
  • Propozim për krijimin e një Këshilli Konsultativ për Programet, duke synuar dhe marrjen në konsideratë të mendimeve të qytetarëve, teleshikues apo dëgjues, nëpërmjet mjeteve të ndryshme si mediatorëve të informacionit dhe sektorit të marrëdhënieve me audiencën.
  • Ndryshim i procedurave politike të zgjedhjes së anëtarëve të KKRT-së në favor të performancës profesionale, për t’u ofruar të gjithë transmetuesve vendorë e kombëtarë trajtim të njëjtë para ligjit.
  • Mbështetje zhvillimit të një mjedisi social, politik e juridik, të përshtatshëm për forcimin e këtij pushteti përcaktues për shëndetin e demokracisë.
  • Marrje e të gjitha masave për ndalim e rreptë të çdo lloj piraterie televizive.
  • Mbështetje e veçantë mediave lokale (radio e televizion), të cilat banorët lokalë i ndiejnë më afër shumëllojshmërisë së problematikave të tyre të përditshme.
  • Mbështetje e plotë dhe pakursim medias, që ajo të kthehet në mbikëqyrëse të cilësisë së qeverisjes.

I japim fund presioneve qeveritare të çfarëdo natyre, mbi çfarëdo ekrani apo tribune mediatike me qëllim deformimin e vijës editoriale.

Ndaje me miqtë: