Partia Socialiste e Shqipërisë › Programi › MIRËADMINISTRIM I PASURIVE NATYRORE

MIRËADMINISTRIM I PASURIVE NATYRORE

ANGAZHIMI YNË: Përmirësim rrënjësor i administrimit të pasurive natyrore, duke i kthyer ato në dobi të vendit e qytetarëve

ZOTIMET TONA:

  • Politika dhe praktika që kthejnë naftën në pasuri reale të shqiptarëve, duke përmirësuar bilancin e rezervave efektive të naftës në vend.
  • Politika në shërbim të rritjes së investimeve private në sterë dhe det në kërkim-zbulimin për shtimin e rezervave të naftës nga vendburimet e reja.
  • Analizim ligjëror dhe kontroll zbatimit të kontratave hidrokarbure, licensave dhe dhënies së lejeve.
  • Vendosje e të drejtës sovrane të shtetit shqiptar mbi naftën e nxjerrë nga nëntoka shqiptare.
  • Rreth 150 milionë USD të ardhura në buxhetin e shtetit, që do të mund të krijohen nga e drejta sovrane e bazuar në nivelet më të ulëta të zbatimit në botë.
  • Sigurim i të paktën 200 milionë të ardhurave shtesë në ekonominë kombëtare nga dhënia fund e vjedhjes në ciklin e prodhimit, të përpunimit dhe tregëtimit të naftës.
  • Rikonceptim i rolit, misionit dhe kapaciteteteve administrative e profesionale të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
  • Ringritje e Qendrës Shkencore të Naftës dhe Gazit.
  • Mbështetje projektit të ndërtimit të gazsjellësit TAP në Shqipëri.
  • Ofrojmë të gjithë kontributin e nevojshëm ligjor dhe administrativ për zbatimin e suksesshëm të këtij projekti.
  • Realizim i ciklit të plotë të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës në vend.
  • I japim fund evazionit dhe kontrabandës që realizohet në rrjetin e tregtimit me pakicë.
  • Garantojmë cilësinë e karburantit për konsumatorët.
  • Përmirësim i legjislacionit dhe praktikave të dhënies së lejeve konçesionare duke synuar efikasitet dhe transparencë.
  • Zbatim i standardeve të Nismës për Transparencë në Industritë Nxjerrëse (Extractive Industries Transparency Initiative).
  • Ristruktuktim i Njësisë së Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave si institucion teknik, shkencor e inspektues. Njësia e Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave si institucion operativ në ndihmë të veprimtarisë minerare dhe të shëndetit e jetës së minatorëve.
Ndaje me miqtë: