Partia Socialiste e Shqipërisë › Programi › MIRËQENIE PËR FSHATIN

MIRËQENIE PËR FSHATIN

ANGAZHIMI YNË: Ekonomi rurale moderne dhe prodhuese, që furnizon tregun e brendshëm me prodhime ushqimore dhe gjeneron të ardhura të larta për fshatin

ZOTIMET TONA:

  • Pesëfishim i financimit publik për mbështetjen e bujqësisë.
  • Politika që kanë në qendër të vëmendjes familjet që jetojnë në fshat dhe merren me bujqësi, blegtori e aktivitete rurale.
  • Politika fiskale që synojnë uljen e drejtpërdrejtë të çmimeve të mekanikës dhe inputeve bujqësore.
  • Ulje rreth 35% e çmimit të naftës (50-55 lekë bazuar në çmimin aktual), me heqjen e akcizës dhe taksës së qarkullimit, bashkë me tatimin mbi vlerën e shtuar që zbatohet mbi këto dy taksa.
  • Heqje e tatimit mbi vlerën e shtuar për të gjithë plehrat kimike, farat e fidanët dhe materialin gjenetik shumues që përdoret në blegtori.
  • Heqje e tatimit mbi vlerën e shtuar për vaksinat dhe ilaçet si dhe për çdo lëndë të parë që përdoret për bujqësinë dhe blegtorinë.
  • Uji në parcelë – synim i ynë parësor në ndihmë të bujqësisë.
  • Investim i 160 milionë USD për të rimëkëmbur sistemin e ujitjes dhe kullimit, brenda periudhës 4 vjeçare.
  • Krijim dhe vënie në veprim e një banke të specializuar për Zhvillimin Rural.
  • Skema speciale financimi për Bankën e Zhvillimit Rural, të mbështetura me fonde garantimi.
  • Financime me interes zero nga skemat e Bankës për Zhvillimin Rural.
  • Reformë institucionale e ligjore e plotë dhe gjithëpërfshirëse për menaxhimin e qëndrueshëm dhe efikas të infrastrukturës së ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja.
  • Hartim dhe miratim i një Ligji të ri për Ujitjen, Kullimin dhe Mbrojtjen nga Përmbytjet, duke u bazuar në direktivat e BE-së.
  • Përfundimi i reformës së tokës sipas përcaktimeve të ligjit nr. 7501, brenda 2 vjetëve të parë të qeverisjes.
  • Regjistrim i pasurive në zonat rurale dhe zgjidhje e konflikteve për pronësinë, brenda 2 vjetëve të parë të qeverisjes.
  • Regjistrim i pronësisë dhe pajisje me certifikatën e pronësisë, brenda 2 viteve të para të qeverisjes.
  • Krijim i një sistemi informacioni të detajuar, të unifikuar, të shumëllojshëm dhe të hapur për publikun, brenda mandatit të parë qeverisës.
  • Veprime legjislative dhe teknike për pengimin e fragmentimit të mëtejshëm të tokës.
  • Veprime legjislative dhe teknike për zhvillimin e tregut të tokës dhe aplikimin e formave të ndryshme të bashkëpunimit.
  • Rishikim dhe përmirësim i legjislacionit ekzistues duke e ngritur nivelin deri në formën e Kodit të Tokës.
  • Ndalim i eksportimit të lëndës drusore të papërpunuar apo i qymyrit të drurit, për një periudhë 3 vjeçare.
  • Mbështetje fermerëve që duan të kultivojnë bimë mjekësore dhe zhvillimit të traditës së vendit tonë në mbledhjen dhe përdorimin e këtyre bimeve.
  • Krijim i kushteve shumë të mira për kultivimin e bimëve mjekësore në të gjithë territorin.
Ndaje me miqtë: