Partia Socialiste e Shqipërisë › Programi › MJEDIS I MIRËQEVERISUR

MJEDIS I MIRËQEVERISUR

ANGAZHIMI YNË: Rehabilitim rrënjësor, mbrojtje dhe zhvillim i qëndrueshëm, integruar dhe përgjegjshëm i ambientit

ZOTIMET TONA:

  • Ndalim i derdhjes së ujërave të zeza në dete, liqene dhe lumenj, duke ndërtuar impiantet e përpunimit të ujërave të zeza në të gjitha qendrat urbane të vendit.
  • Ndalim i shfrytëzimit të lumenjve të tejpërdorur për nxjerrjen e inerteve dhe nxitjen e mundësive alternative.
  • Rishikim i konçesioneve për shfrytëzimin e lumenjve dhe lejeve të ndërtimit të hidrocentraleve të vegjël në zonat që mbrohen me ligj dhe ku vlera e tyre natyrore duhet mbrojtur.
  • Informim i rregullt dhe i detajuar i publikut për cilësinë e ujërave të plazheve.
  • Hartim në nivel kombëtar i kadastrës së burimeve dhe rezervave të ujit të pijshëm, si dhe hartim e zbatim i një plani masash për mbrojtjen e tyre.
  • Hartim dhe zbatim i masterplaneve për furnizimin me ujë dhe rrjetin e kanalizimeve të shkarkimit të ujërave.
  • Shfuqizim i menjëhershëm i ligjit për importimin e mbetjeve dhe plehrave.
  • Ndërtim me ritme të përshpejtuara i fushave të depozitimit dhe përpunimit të mbeturinave, duke nisur që nga qytetet e mëdha e deri në nivel komunash.
  • Eliminim sa më i shpejtë i vend-depozitimeve që janë buzë lumenjve.
  • Përcaktim i vend-depozitimeve të përshtatshme për shumicën e qyteteve.
  • Ndërhyrje emergjente për ndërprerjen e zjarreve në vendgrumbullime.
  • Nxitje e përdorimit të lëndëve të para të gjeneruara në vend për industrinë ricikluese e përpunuese.
  • Inkurajim reduktimit të mbetjeve nëpërmjet politikave fiskale e promovimit të politikave konsumatore miqësore me mjedisin.
  • Ndërhyrje konkrete për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme.
  • Fushatë intensive për rritjen ndjeshmërisë ndaj ambientit dhe përfshirjen e brezave të rinj në mirëmenaxhimin dhe zhvillimin e tij.
  • Vendosje e standardeve të rrepta për aktivitetet e ndërtimit.
  • Përmirësim i monitorimit të cilësisë së ajrit.
  • Shtim i sipërfaqeve të gjelbra në zonat urbane dhe përmirësim i pastrimit të pluhurit në këto zona përmes aplikimit të teknologjive të reja.
  • Fushata të fuqishme me donatorë ndërkombëtarë për parandalimin e problemeve mjedisore që kërcënojnë shëndetin e banorëve dhe sensibilizimin e banorëve në këtë aspekt.
  • Stimulim ekonomik i subjekteve private që kontribuojnë në mbrotjen e ambientit dhe nxitjen e ndjeshmërive ambientaliste.
  • Koordinim dhe integrim i planeve të institucioneve shtetërore për mbrotjen e ambientit dhe edukimin e brezave të rinj me ndjeshmëri ndaj ambientit.
  • Miratim i një pakete me akte nënligjore për kontrollin e gjuetisë.
  • Ndalim i mbajtjes në gjendje robërie të kafshëve të egra.
  • Futja e skemave për menaxhimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.
  • Hartim dhe aprovim i një ligji të ri për bimët mjekësore.
  • Rikthejmë pyjet në mushkëri të Shqipërisë përmes:
    • shtimit të sipërfaqes së mbjellë
    • ndalimit efektiv të prerjes së pakontrolluar
    • parandalimit efikas të djegieve stinore
    • shmangies së shfrytëzimit ekstrem
    • ringjallërimit të parqeve dhe zonave të mbrojtura
  • Ngritje e një sistemi aktiv monitorimi për erozionin e tokës si në basenet lumore, ashtu dhe në bregdet.
  • Rritje e sipërfaqeve të mbjella me bimësi dhe sistemim i zonave në rrezik rrëshqitjeje.
  • Rritje e investimeve për mbrotjen nga erozioni.
Ndaje me miqtë: