Partia Socialiste e Shqipërisë › Programi › MODEL FRYMËZIMI NË RAJON

MODEL FRYMËZIMI NË RAJON

ANGAZHIMI YNË: Shqipëria europiane si model frymëzimi në rajon, faktor paqeje dhe stabiliteti demokratik, përfaqësim dinjitoz e njehsim i fjalëve me vepra, që reflektojnë vlerat parimet e promovuara nga partnerët tanë strategjikë, SHBA dhe BE

ZOTIMET TONA:

  • Jetësim i një politike të jashtme aktive, me fuqi normative në rajon.
  • Politikë progresiste bashkëpunimi rajonal, që nxit bashkëpunimin për mirëqenie e demokraci në çdo fushë të interesit të ndërsjelltë.
  • Kontribut aktiv në ruajtjen dhe konsolidimin e paqes dhe stabilitetit demokratik në rajon.
  • Thellimi i bashkëpunimit rajonal me synim anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE, duke u fokusuar në:
    • Arritjen e një marrëveshjeje kuadër me të gjitha vendet e rajonit për mbrojtjen e pakicave nën dritën e standardeve europiane dhe ndërkombëtare;
    • Ekonomi dhe sektorët me avantazh të krahasuar si forca shtytëse e intensifikimit të kontakteve njerëzore dhe të bashkëpunimit rajonal;
    • Hartimin dhe zbatimin e një strategjie të re për bashkëpunim sa më të frytshëm rajonal, që do të mundësonte përfitime nga projektet e përbashkëta në fushën e transportit, energjisë dhe infrastrukturës të mbështetur nga instrumentet financiare të BE-së;
    • Organizatat rajonale që kanë interes të drejtpërdrejtë për Shqipërinë;
    • Praninë e Shqipërisë në nismat rajonale që kanë në fokus aspektet politike, ekonomike dhe sociale, strukturat e sigurisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, shtimin e komunikimit, zhvillimin ekonomik, infrastrukturën dhe tregtinë e lirë;
    • Nxitjen e bashkëpunimit rajonal përmes gërshetimit të “Europës Juglindore 2020” me projektet e agjendës “Europa 2020”, sepse një bashkëpunim i frytshëm rajonal ka ndikim të drejtpërdrejtë në përmbushjen e kritereve ekonomike të anëtarësimit në BE;
    • Punë intensive që të gjithë shqiptarët në rajon të gëzojnë liri e të drejta të plota dhe ta shohin Shqipërinë si avokaten e interesave të tyre;
    • Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni si pjesë e rëndësishme e stabilitetit demokratik të Maqedonisë, e mozaikut të çështjes shqiptare në Ballkan, dhe prioritet konstant të politikës sonë të jashtme në rajon;
    • Çështjen çame si një çështje të patrajtuar dhe paadresuar;
    • Adresimin e çështjes çame duke u mbështetur në frymën e “Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë”, dhe normat e gjithëpranuara të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare;
    • Të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe të Malit të Zi si një prioritet konstant i politikës sonë të jashtme në rajon.
Ndaje me miqtë: