Partia Socialiste e Shqipërisë › Programi › NDERIM ISH-TË PËRNDJEKURVE POLITIKË

NDERIM ISH-TË PËRNDJEKURVE POLITIKË

ANGAZHIMI YNË: I japim fund abuzimit njëzetvjeçar me ish-të përndjekurit politikë

ZOTIMET TONA:

  • Dëmshpërblim në vitin e parë të qeverisjes për të gjithë ish-të burgosurat gra mbi 70 vjeç dhe ish- të burgosurit burra mbi 75 vjeç.
  • Dëmshpërblim, brenda dy viteve në vijim, i të gjithë ish-të burgosurve që janë në jetë.
  • Dëmshpërblim i trashëgimtarëve të të pushkatuarve dhe ish-të burgosurve, nga viti i tretë i qeverisjes.
  • Gjatë dëmshpërblimit, të gjithë ish-të përndjekurve që disponojnë letra me vlerë nuk do t’u zbritet shuma në vlerën nominale, por vetëm vlera reale e tregut ose do t’u jepet mundësia për t’i përdorur në privatizime apo transaksione të ngjashme.
  • Gjatë dëmshpërblimit, të gjithë të përndjekurve që kanë privatizuar shtëpi nuk do t’u zbritet vlera aktuale e tregut për shtëpitë, por vetëm vlera reale e tregut në vitin 1992, vit i privatizimit masiv të ish banesave shtetërore.
  • Ngritje e një institucioni me standarde europiane të kujtesës historike, që do të dokumentojë dhe bëjë të aksesueshëm për publikun historinë e persekutimit nën regjimin komunist.
  • Shndërrim në muze i burgjeve të diktaturës komuniste.
  • Ngritje e varrezave monumentale për të gjithë ata që u pushkatuan nga regjimi komunist.
  • Krijim i lehtësive ekonomike dhe administrative për gjetjen dhe nderimin e eshtrave të të pushkatuarve dhe të burgosurve.
  • Nisma për mbështetjen e pjesëmarrjes së tyre të barabartë në shoqëri.
  • Skema e kompensimit për ish-të përndjekurit politikë do të zbatojë një shpërblim prioritar në varësi të moshës.
  • Rehabilitim moral i ish-të përndjekurve politikë si një detyrim madhor i shoqërisë, i cili duhet të nderojë këta luftëtarë të demokracisë.
Ndaje me miqtë: